Liverpooli, 23 milionë për Lavezzin
Liverpool raportohet se është gati të dërgojë një ofertë për sulmuesin e PSG, Ezequiel Lavezzi.
The Independent shkruan se Liverpool planifikon të ofrojë 23 milionë euro në tentim për të transferuar argjentinasin.
Ish-mesfushori i Napolit po ashtu është cak i Arsenalit, Chelseat dhe Juventusit, por Redsat vazhdojnë të shfaqen ekstravagantë në harxhimet e verës, duke insistuar për argjentinasin.
Lavezzi do të mbetet jashtë listës së favoritëve te klubi francez, nëse Angel di Maria arrin në Parc des Princes, që do të thotë se zgjidhja më e mirë për të është të largohet.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.