Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.96 ▲2.02%
ARI 4,569 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,083 ▲ +0.84% ETH $2,033 ▲ +1.38% XRP $1.3242 ▼ -1.12% SOL $82.6300 ▲ +0.29%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.96 ▲2.02 % ARI 4,569 ▲0.25 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.96 ▲2.02 % ARI 4,569 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Llalla në Shkodër: Sfida e prokurorisë, krimet kundër jetës, ekonomisë dhe korrupsioni

Prokuroria e qarkut të Shkodrës do të ketë tashmë ambiente të rikonstruktuara dhe të përshtatshme për të zhvilluar hetimet.

Analiza-e-Prokurorise-se-Pergjithsme.-Fot-Arbi-FortuziProkurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ishte sot në Shkodër për të përururar ambientet e reja të kësaj Prokurorie, si dhe për analizën vjetore të Prokurorisë së Shkodrës

“Me financimin e buxhetit të shtetit janë krijuar kushte komode në këtë Prokurori. Pritja e qytetarëve do të jetë sipas standardeve të BE. Ambientet tashmë janë të përshtatshme për hetimin”, tha Llalla.

Analiza
Përurohet godina e re e prokurorisë së Shkodrës.

Sipas Kryeprokurorit, krimet kundër jetës, krimi ekonomik dhe korrupsioni, do të jenë sfidat primare të kësaj Prokurorie. “Pozicioni gjeografik i këtij qarku është burim i konflikteve ekonomike, duke sjellë përplasje mes klaneve të ndryshëm”, tha Llalla.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, u shpreh se, duhet rritje e performancës. “Godina moderne ndihmon në efikastetin e hetuesisë. Taksapaguesit kanë paguar për këtë. Shpërblimi më i mire për këtë investim do të ishte rritja e performancës. Më shumë operativitet, rritje e shpejtësisë së hetimit thelbësor”, tha Zaganjori.

Analiza (1)

Sipas tij, Këshilli i Prokurorëve duhet të marrë një rëndësi më të madhe. “Lufta ndaj korrupsionit duhet të zhvillohet edhe brenda në Prokurori. Të evidentohen dosjet ku ka dyshime për abuzim dhe të rianalizohen”, tha Zaganjori.

Ndërsa ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicolas Cannon, u shpreh se, “drejtësia po përballet me sfida të mëdha. Ju jeni të parët që përballeni me forma të ndryshme abuzimi. Korrupsioni eshte plagë që vështirëson punën tuaj”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.