☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.44 ▼0.11%
ARI 4,504 ▼3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,927 ▼ -3.09% ETH $2,447 ▼ -2.6% XRP $1.3890 ▼ -3.95% SOL $104.4100 ▼ -4.8%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.44 ▼0.11 % ARI 4,504 ▼3.43 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
29 Aug 2026
Breaking
Bota

Londra do ndërtojë një muze kushtuar Beatles në çatinë ku mbajtën koncertin e tyre të fundit

Çatia në Londër ku grupi i famshëm britanik “The Beatles” mbajti koncertin e tyre të fundit të improvizuar do të ruhet përmes një muzeu të ri kushtuar grupit, i cili duhet të hapet vitin e ardhshëm

“The Beatles në 3 Savile Row” do t’u japë dashamirësve të muzikës mundësinë të eksplorojnë ndërtesën ku u regjistrua albumi “Let It Be”, ndërsa ish-selia e kompanisë së tyre të regjistrimit “Apple Corps Ltd” do të shndërrohet në një lloj faltoreje kushtuar grupit, raporton Reuters.Të formuar në Liverpool në vitin 1960, grupi Beatles shitën më shumë se 600 milionë disqe në të gjithë botën, shënuan ndryshimet kulturore të kohës së tyre, ndikuan në breza artistësh dhe krijuan një trashëgimi muzikore që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Në vitin 1969, John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr mbajtën atë që më vonë doli të ishte koncerti i tyre i lamtumirës, ​​duke performuar këngën “Get Back” dhe disa këngë të tjera, përpara se të mbërrinte policia dhe t’u kërkonte atyre të ulnin volumin.“Ka kaq shumë kujtime të veçanta brenda atyre mureve, për të mos përmendur çatinë “, tha McCartney në një deklaratë të lëshuar sot.

Përveç rindërtimit të studios origjinale ku u regjistrua “Let It Be”, vizitorët do të jenë në gjendje të shohin materiale nga arkivi i Apple Corps, si dhe ekspozita të ndryshme që do t’u lejojnë fansave të hyjnë brenda ndërtesës që përfaqëson një pjesë të rëndësishme të historisë londineze të “The Beatles”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.