🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,670 ▼1.13%
DOW 52,661 ▼0.37%
NASDAQ 26,187 ▼1.93%
NAFTA 99.03 ▲1.94%
ARI 4,067 ▼2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,740 ▼ -2.78% ETH $2,408 ▼ -2.94% XRP $1.3243 ▼ -3.5% SOL $104.8700 ▼ -2.05%
S&P 500 7,670 ▼1.13 % DOW 52,661 ▼0.37 % NASDAQ 26,187 ▼1.93 % NAFTA 99.03 ▲1.94 % ARI 4,067 ▼2 % S&P 500 7,670 ▼1.13 % DOW 52,661 ▼0.37 % NASDAQ 26,187 ▼1.93 % NAFTA 99.03 ▲1.94 % ARI 4,067 ▼2 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

“Përfaqësoj vullnetin e mbi 800 mijë shqiptarëve”, Rama për protestën: Nuk flas me të kurdisur

Kryeministri Rama ka folur pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në lidhje me protestën që qytetarët po zhvillojnë prej tre ditësh para kryeministrisë. Qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Duke iu përgjigjur kërkesave për dorëheqje, Rama i ka konsideruar ato të përsëritura dhe pa risi, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të dialogojë me protestues që, sipas tij, janë të “orkestruar”. Ai ka theksuar se është i hapur për komunikim vetëm me qytetarët që e kanë votuar dhe i kanë shprehur mbështetje përmes mesazheve personale.

Kryeministri ka shtuar gjithashtu se qeveria mbetet e palëkundur në vendimmarrjet e saj dhe se, sipas tij, protestat përbëjnë pjesë të një “lufte hibride” që nuk do të ndryshojë drejtimin e politikave të ndjekura.

Rama: Dorëheqjen e kujt? Kam një përgjigje, t’i referohen arkivit të gjatë të këtij filmi të vjetër se tanimë këtu s’ka asgjë të re. Unë nuk kam kërkuar të bisedoj me asnjë nga ata që për mua janë të kurdisur. Kam kërkuar të bisedoj me ata që kanë votuar për mua. Disa prej tyre dhe më kanë shkruar, kam respekt për ta dhe me ata jam gati të bisedoj në çdo kohë. Ai film duhet t’u tregojë të gjithëve që asgjë nuk më lëviz mua nga “instikami” ku unë kam vendosur shqiptarët. Kush flet në emër të shqiptarëve duhet të mos harrojë që përfaqësoj vullnetin e mbi 800 mijë shqiptarëve dhe kam një kontratë me ta. Ata që vijnë me librin e shtëpisë sime poshtë dritares këtu, te selia e PS dhe vijnë vërdallë nëpër rrugë si ata çakejtë e Agimit të Artë ne Greqi, jan subjekt vetëm për Zotin dhe Zoti i faltë se nuk e dinë çfarë bëjnë.  Kjo është një luftë hibride, e cila do të mbarojë. Gjithkush do të marrë atë që i takon dhe mbi të gjitha Shqipëria dhe shqiptarët do të marrin të ardhurat që u takojnë për të rritur ekonominë, për të rritur Shqipërinë në të gjitha aspektet. Injoranca nuk është asnjëherë argument.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.