☁️
Tiranë 18°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,504 ▲ +0.41% ETH $2,249 ▲ +0.58% XRP $1.2503 ▲ +0.73% SOL $95.8400 ▲ +1.25%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Mbulohen tabelat me emrat e rinj të rrugëve në Mitrovicën e Veriut, reagon policia

Tabelat me emrat e rinj të rrugëve të vendosura së fundmi nga autoritetet kosovare në Mitrovicën e Veriut, janë mbuluar me lecka të bardha nga kryetari i komunës, Milan Radojeviq.

Sipas deklarimeve të tij, vendimi për emërtimin e rrugëve është i kundërligjshëm, ndaj ai ndërmori veprimin për mbulimin e tabelave të sapovendosura.

Pas këtij veprimi, një nga zyrtarët policorë ka larguar leckat e vendosura mbi tabelat.

Lajmi është konfirmuar në një prononcim për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Ndryshe, sot në hyrje të Mitrovicës së Veriut janë vendosur tabelat e para me emërtimet e reja të rrugëve, në kuadër të procesit të riemërtimit të 88 rrugëve në këtë komunë.

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, tha se vendimi është miratuar nga Kuvendi Komunal dhe se aktualisht po realizohet faza teknike e vendosjes së tabelave.

Pranë rrethrrotullimit në hyrje të Mitrovicës së Veriut janë vendosur tabela me emërtimet “Isa Boletini” dhe “Zoran Gjingjiq”, në kuadër të procesit të riemërtimit të rrugëve në këtë komunë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.