☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,034 ▼ -0.08% ETH $2,246 ▲ +0.44% XRP $1.1696 ▼ -2.29% SOL $89.9800 ▼ -0.1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Mbledhja e Qeverisë, Ibrahimaj: Nga 1 korriku nis programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, 250 mln euro fond në dispozicion të bizneseve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur pas mbledhjes së Qeverisë se nga data 1 korrik do të nisë zbatimi i programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, një skemë financimi e dedikuar për bizneset shqiptare.

Sipas Ibrahimajt, Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një fond prej 250 milionë eurosh, ndërsa qeveria ka shtuar një garanci sovrane që do të mbulojë deri në 70% të kolateralit për bizneset aplikuese.

Ajo theksoi se qeveria do të ndërmarrë një fushatë informimi dhe komunikimi për të bërë të njohura mundësitë që ofron ky instrument financiar.

“Dua të flas për një program, që e diskutuam sërish “programin dyfisho sipërmarrjen tënde” që do të hapë dyert për të gjithë sipërmarrjen shqiptare nga data 1 korrik. Diskutuam për programin e komunikimit që do të bëjmë pasi është e rëndësishme që bizneset të informohen mbi mundësinë që ata kanë për t’u financuar përmes këtij instrumenti. Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një fond prej 250 mln eurosh, ndërsa qeveria këtij fondi i ka shtuar një garanci sovrane që do të mbulojë deri në 70% të kolateralit të bizneseve që do të aplikojnë, duke bërë të mundur që bizneset të financohet me një normë interesi nga 2 deri në 3%, sipas niveleve të riskut. Ne do të financojmë të gjitha SME-të në sektorët e ekonomisë që kanë nevojë për përmirësim. Është e rëndësishme të ketë komunikim, informim dhe transparencë mbi këtë program ndaj kemi përgatitur një sërë masash komunikatave”, tha Ibrahimaj.

Po ashtu, gjatë mbledhjes së qeverisë u miratuan edhe dy vendime të tjera. Njëri prej tyre lidhet me rishikimin e Strategjisë Kombëtare të Punësimit, me fokus zgjerimin e Garancisë Rinore, një instrument që synon të krijojë më shumë mundësi punësimi, aftësimi profesional dhe vetëpunësimi për të rinjtë.

Ndërkohë, u miratua edhe programi “Hospitality Albania”, i cili do të menaxhohet nga Korporata Shqiptare e Investimeve dhe parashikon rikualifikimin dhe shfrytëzimin e vilave qeveritare në Vlorë dhe Velipojë përmes bashkëpunimit me sektorin privat.

Ibrahimaj sqaroi se bashkëpunimi me privatin do të kufizohet vetëm në menaxhimin e aseteve shtetërore dhe se në asnjë rast pronat nuk do t’i transferohen sektorit privat.

“Rishikuam strategjinë kombëtare të punësimit në këndvështrimin e zgjerimit të aktivitetit të garancisë rinore, një instrument që i dedikohet të rinjve dhe të rejave për mundësi më të mëdha për t’u punësuar. Nëse nuk kanë një aftësi do të aftësohen përmes programit apo do tju ndërmjetësohet një vend pune, apo financohen përmes programeve të vetëpunësimit. Deri ditën e nesërme kemi të hapur programin e vetëpunësimit për ata që kanë një ide, kanë afat deri nesër. VKM tjetër lidhet me programin Hospitality Albania, një program që menaxhohet nga Korporata Shqiptare e Investimeve që parashikon menaxhimin e 2 strukturave qeveritare, të vilave qeveritare në Vlorë dhe Velipojë. Qëllimi është që asetet shtetërore të mund të rikualifikohen dhe shfrytëzohen me qëllim fitimi, në bashkëpunim me privatin. Theksoj që bashkëpunimi me privatin lidhet me menaxhimin e kapaciteteve shtetërore, pro në asnjë rast prona shtetërore nuk i transferohet privatit”, theksoi Ministrja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.