☁️
Tiranë 8°C · Vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,856 ▲ +0.52% ETH $2,419 ▼ -0.04% XRP $1.3003 ▼ -0.38% SOL $104.0700 ▼ -0.4%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

LSDM kërkon TVSH prej pesë përqind për karburantet: Propozimi i Qeverisë është masë e vonuar

Ulja e njoftuar e tatimit mbi vlerën e shtuar për karburantet nga 18 në 10 përqind është një masë e vonuar dhe e pjesshme, vlerësoi LSDM, e cila thotë se Qeveria reagoi vetëm pasi çmimet e larta kishin goditur tashmë standardin e jetesës së qytetarëve.

Nga partia thonë se që në fillim të krizës kishin kërkuar që TVSH-ja për karburantet të ulet në pesë përqind, akciza të hiqet menjëherë dhe tatimi për produktet ushqimore bazë të zbresë në zero.

“Qeveria nuk ndërmori asgjë. I la çmimet të rriten, ndërsa qytetarët të mbushin karburant me këste dhe të blejnë gjithnjë e më pak. Tani, kur dëmi është bërë, del me një masë të pjesshme dhe kërkon duartrokitje”, njoftuan nga LSDM.

Sipas partisë, ulja e TVSH-së nga 18 në 10 përqind nuk paraqet mbrojtje në kohë të standardit të jetesës, por konfirmim se Qeveria vonohet me masat.

“Kjo nuk është kujdes, por makeup i vonuar. Fillimisht qytetarët paguajnë çmime të larta, pastaj Qeveria u kthen një pjesë të vogël dhe paraqitet si shpëtimtare”, theksojnë nga LSDM.

Partia opozitare iu referua edhe deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski se çmimi i karburanteve “në thelb nuk është i ulët”, por është më i ulët në krahasim me vendet fqinje.

“Nuk mjafton t’i bindësh qytetarët se në një shtet tjetër paguhet më shumë. Karburanti nuk është luks. Ai është transporti për në punë, dërgimi i bukës në dyqan dhe i mallrave në treg. Kur shtrenjtohet nafta, shtrenjtohet gjithçka”, thonë nga LSDM.

Partia kritikon edhe vlerësimin se ulja e tatimit do të ketë pasoja mbi buxhetin e shtetit, duke akuzuar Qeverinë se fondet i ka drejtuar drejt shpenzimeve joproduktive dhe marrëveshjeve të dyshimta, në vend të masave për ndihmë ndaj qytetarëve.

“Ulja nga 18 në 10 përqind, pas muajsh pa reagim, nuk është politikë. Ajo është njohje se Qeveria vonohet. Nuk ka jetë më të lirë me vendim të vonuar”, thanë nga LSDM.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.