☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.06 ▲2.02%
ARI 3,982 ▼1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,584 ▼ -3.19% ETH $2,245 ▼ -3.44% XRP $1.2503 ▼ -3.24% SOL $96.8300 ▼ -3.59%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.06 ▲2.02 % ARI 3,982 ▼1.22 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.06 ▲2.02 % ARI 3,982 ▼1.22 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Vihet në funksion “Safe City” në Veles

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, sot, në kuadër të vizitës në Veles, vizituan qendrën e modernizuar të komandës së SPB Veles, ku u njohën me funksionimin e saj dhe shënuan fillimin e funksionimit të sistemit “Qytet i Sigurt” në rajonin e SPB Veles.

Siç njoftoi MPB, Toshkovski informoi se qendra e re e komandës është vendosur në ambiente tërësisht të rikonstruktuara dhe të rinovuara që në të kaluarën i përdorte Ministria e Mbrojtjes, ndërsa pasaj rreth 15 deri 20 vjet nuk kanë qenë në përdorim.

Me vënien në funksion të tyre, SPB Veles merr një hapësirë moderne nga e cila kryhen aktivitetet që lidhen me sistemin “Qytet i Sigurt”.

“Vetëm gjatë ditës së djeshme, për 24 orë, kemi konstatuar rreth 124 gjoba, ndërsa sot deri më tani rreth 27, ose në një ditë e gjysmë rreth 150 gjoba në territorin e SPB Veles, e cila mbulon Velesin, Kavadarin, Negotinën dhe Demir Kapinë. Shumica e tyre janë për tejkalim shpejtësie, dhe tre ose katër gjoba janë për kalim të semaforit të kuq. Ky është një përmirësim i dukshëm në respektimin e rregullave të trafikut nga qytetarët e Maqedonisë”, theksoi Toshkovski.

Ministri theksoi se qëllimi kryesor i sistemit “Qytet i Sigurt” nuk është të ndëshkojë dhe mbushë buxhetin, por të ndryshojë zakonet e trafikut dhe të shpëtojë jetë njerëzish.

“Dua të falënderoj, para së gjithash, qytetarët e Maqedonisë, sepse me implementimin e një sistemi qëllimi kryesor i të cilit është shpëtimi i jetëve të njerëzve, jo mbushja e buxhetit, kemi treguar se vërtet mund të sillemi në mënyrë evropiane. Efektet pozitive të një sjelljeje të tillë janë një numër shumë më i vogël viktimash, një numër shumë më i vogël aksidentesh trafiku dhe shumë më pak pasoja negative nga mosrespektimi i rregullave të trafikut”, potencoi Toshkovski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.