☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,116 ▼ -0.37% ETH $2,490 ▼ -1.89% XRP $1.3455 ▼ -1.77% SOL $100.4500 ▼ -1.5%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Opinion

Kur pushteti politik abdikon ndaj atij gjyqësor

Kushtetutat moderne janë ndërtuar mbi një mosbesim të mençur që përshkon logjikën e Montesquieu-së. Pushteti duhet të ndalojë pushtetin. Asnjë pushtet nuk duhet të bëhet aq i fortë sa të mos kufizohet nga një tjetër.

Ajo që po shohim sot në konfliktin mes gjyqësorit dhe ekzekutivit nuk është episodi i parë, por një shfaqje periodike e një korporatizmi gjyqësor që, më shumë sesa krizë e drejtësisë, dëshmon një krizë të pushtetit politik. Është dështimi i institucioneve politike për të përmbushur detyrën kushtetuese të ruajtjes së ekuilibrit ndërmjet pushteteve. Është dështim i Kuvendit, i mazhorancës dhe opozitës bashkë, sepse kur diskutohen themelet e shtetit, politika e ditës duhet të pushojë.
Sigurisht, peshën më të madhe e ka mazhoranca ku edhe unë bëj pjesë. Mazhoranca nuk ka vetëm të drejtën të qeverisë; ka detyrimin të mbrojë rendin kushtetues, të ushtrojë pushtetin që i është besuar e të mos krijojë vakum kushtetues.
Ky vakum gradualisht ka filluar të mbushet nga sistemi ynë i drejtësisë. Nga një pushtet që duhej të ishte i pavarur nga politika, po shndërrohet në një pushtet që pretendon pavarësi nga çdo kontroll dhe kundërpeshë, madje edhe nga vetë Kushtetuta.
Sot kemi arritur në pikën kur instrumentet që Republika i ka dhënë drejtësisë për t’u shërbyer qytetarëve – padi, masa sigurimi, kallëzime dhe procedime penale – përdoren në mënyrë të koordinuar, institucionale dhe të shoqëruara me presion publik e mediatik, për një konflikt që lidhet drejtpërdrejt me interesat ekonomike private të pjesëtarëve të këtij pushteti. Kur një pushtet, për t’i imponuar interesin e anëtarëve të tij një pushteti tjetër, përdor forcën që Republika i ka dhënë për t’u shërbyer qytetarëve, kemi hyrë në territorin e një “vetëgjyqësie” institucionale që godet me “grusht” vetë rendin kushtetues.
Po pse kemi mbërritur këtu? Sepse pushteti politik, nga frika, interesi, konjunktura, dobësia apo paaftësia, e ka lejuar këtë, duke rrezikuar dorëzimin e pushtetit që qytetarët i kanë besuar me votë dhe me Kushtetutë. Ky dorëzim dobëson qytetarin dhe vetë demokracinë, duke rrezikuar ta përmbysë Republikën parlamentare në një Republikë gjyqësore.
E kam thënë edhe më parë: qeverisja votohet rregullisht, por gjithnjë e më shumë vendi po qeveriset nga gjyqësori. Pushteti politik është vënë nën frikën e pushtetit gjyqësor dhe nuk përdor instrumentet kushtetuese për të mbrojtur kompetencat që qytetarët i kanë besuar.
Ky nuk është thjesht një abdikim i pushtetit politik ndaj gjyqësorit, por i vetë votës -opi si fuqia e qytetarëve për të vendosur se kush e drejton këtë vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.