🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,251 ▲ +0.55% ETH $2,063 ▲ +0.46% XRP $1.3173 ▼ -0.06% SOL $80.8000 ▲ +0.64%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Politika

LSI merr për konsulencë kompaninë amerikane Global Security and Innovative Service

eeeKryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili, në një prononcim për mediat para nisjes së seancës plenare, është pyetur nga gazetarët në lidhje me ndryshimin e buxhetit të LSI-së në mbledhjen e fundit të Kryesisë së kësaj force politike.

Vasili tha se LSI ka vendosur që për një periudhë disamujore të asistohet nga një kompani konsulence e mirënjohur amerikane e quajtur, Global Security and Innovative Service, që do të këshillojë LSI-në për çështjet madhore siç është reforma në drejtësi, çështjet që kanë të bëjnë me transparencën, me zhvillimin ekonomik të vendit, çështje të sigurisë, politikat e zhvillimit bujqësor, etj.

“Ne kemi marrë një vendim i cili është në faqen tonë online dhe të cilin ju keni pasur vëmendje që ta konsultoni. LSI është e vetmja parti politike në vend , e cila ka iniciuar një proces transparence të financave të saj, të cilat janë publike në faqen zyrtare të LSI-së. Për shkak të kësaj transparence ju jeni të njohur me buxhetin e LSI dhe zërat e ndryshëm të tij. Në këtë kuadër, ju bej me dije se ka pasur një ndryshim të buxhetit të LSI-së brenda ekuilibrave të buxhetit që ne kemi. LSI ka vendosur që për një periudhë të shkurtër disamujore të asistohet nga një kompani konsulence e mirënjohur amerikane, Global Security and Innovative Service. Kjo kompani do të këshillojë LSI-në për një periudhë të shkurtër, në mënyrë të veçantë për çështjet madhore siç është reforma në drejtësi, çështjet që kanë të bëjnë me transparencën, me zhvillimin ekonomik të vendit, çështje të sigurisë, që janë një shqetësim i madh mbarëbotëror, çështje që kanë të bëjnë me politikat e zhvillimit bujqësor, politika të zhvillimit të transportit”, – u shpreh z. Vasili, duke shpjeguar se LSI ka vendosur të asistohet në nivelin më të mirë të mundshëm për çështje të rëndësishme.

“Janë çështje që kërkojnë një asistencë dhe një këshillim të kualifikuar. Për këtë LSI ka vendosur që të asistohet në nivelin më të mirë të mundshëm dhe për këto arsye brenda buxhetit që ajo disponon, ka vendosur që të vërë një pjesë të këtij buxheti, ta shpenzoje për këshillim te kualifikuar dhe sondazhe mbi çështje me ndjeshmëri të lartë publike. Konsulenca nga kjo kompani e mirënjohur bëhet për të qenë gjithmonë e më koherente në politikat dhe në çështjet që shqetësojnë vendin, ku siç theksova dominojnë reforma në drejtësi dhe çështjet e zhvillimit ekonomik, por dhe ato të sigurisë”, – deklaroi z. Petrit Vasili gjatë komunikimit të tij me median.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.