Ekonomia

LSI “shpëton” drejtuesen e AMF-së

Partia Socialiste nuk i ka shkuar dot deri në fund nismës për të shkarkuar Enkelejda Shehun nga posti i drejtueses së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Kjo për shkak se deputetët e PS-së në Komisionin e Ekonomisë nuk bënin dot kuorumin e nevojshëm për të nisur mbledhjen.

Përveç deputetëve të PD-së të cilët prej dy javësh janë në marrëdhënie bojkoti me Kuvendin, kanë munguar edhe deputetët e LSI-së.

Nuk dihet nëse qëndrimi i LSI-së është kundër këtij shkarkimi, por ajo që mund të thuhet me siguri sot është që kjo force politike dhe PD-ja i kanë bërë bllokadë iniciativës së PS-së për ta shkarkuar drejtuesen e AMF-së, njëherësh edhe bashkëshortja e Dashamir Shehit.

Komisioni i Ekonomisë do t’i propozojë Kuvendit në seancën e ardhshme shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Pas shkresës për shkarkimin e kreut të AMF-së, të depozituar në Kuvend nga Bordi i Monitorimit, Komisioni i Ekonomisë zhvilloi para pak ditësh një seancë dëgjimore me kryetarin e bordit të monitorimit, Pajtim Melani dhe kryetaren e AMF-së, Enkeleda Shehi.

Seanca dëgjimore u shoqërua me debate të ashpra, ku kryetari i bordit, Paltim Melani, tha se Shehi ka shkelur rezolutën e Kuvendit, ka kryer emërime nepotike, ka vonuar qëllimisht firmosjen e vendimeve dhe ka demonstruar mungesë etike zyrtare në komunikim.

Kryetarja e AMF-së, shkeljet e pretenduara nga bordi i cilësoi mediokre, të orkestruara nga kryetari i bordit, Pajtim Melani, dhe kryetari i komisionit, Erjon Braçe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button