☁️
Tiranë 12°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.16 ▲2.04%
ARI 4,431 ▼2.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,997 ▼ -1.72% ETH $2,120 ▼ -2.35% XRP $1.3867 ▼ -2.46% SOL $88.9200 ▼ -4.06%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.16 ▲2.04 % ARI 4,431 ▼2.67 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.16 ▲2.04 % ARI 4,431 ▼2.67 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Opinion

Lufta e korridoreve gjeoekonomike

Nga HAJRO LIMAJ

Që nga viti 2020, ekonomia botërore po lëviz nën hijen e tensioneve gjeopolitike, me goditjet kryesore dhe pasgoditjet e ‘Covid-19’ dhe Luftës në Ukrainë. Pasgoditjet kryesore dhe pasgoditjet e operacionit amerikan ‘Epic Fury’ kundër Iranit tregojnë për një fazë tjetër. Linja ushtarake dhe strategjike e presionit kundër Iranit nuk është më thjesht një çështje sigurie.

Ajo është lufta e parë e madhe e korridoreve të ‘Epokës Gjeoekonomike’, e cila përfaqëson konkurrencën në rritje midis shteteve superfuqi dhe shteteve të mesme për kontrollin e rrugëve tregtare dhe zinxhirëve të furnizimit. Me fjalë të tjera, bota po dëshmon luftën e parë gjeoekonomike të periudhës së 2-të të merkantilizmit.

500 vjet më parë, në epokën e merkantilizmit të parë, shtetet krijuan floten detare për të kontrolluar rrugët tregtare dhe bënë luftë te ashper për të pushtuar portet dhe ngushticat. Pavarësisht pesë shekujve te kaluar, qëllimi nuk ka ndryshuar . Vetëm mjetet janë të ndryshme: linjat e energjisë, qendrat logjistike, hekurudhat, rrjetet ajrore dhe platformat e tregtisë dixhitale.

Presioni i dyshes SHBA-Izrael mbi Iranin ndikon drejtpërdrejt në brezin e gjerë tregtar që shtrihet nga Hormuz në Mesdheun Lindor. Ky tension ka potencialin për të riformuar flukset e energjisë, transportin detar dhe rrjetet logjistike.

Kjo është pikërisht arsyeja pse vizita e fundit e kryeministrit indian Modi në Izrael ishte e jashtëzakonshme. Një trafik intensiv kontaktesh kishte filluar të ringjallte Korridorin Ekonomik Indi-Lindje të Mesme-Evropë . Sot, tensioni ushtarak në rritje dhe pasiguria në rajon e kanë bërë këtë projekt të diskutueshëm , sepse siguria e koridorit varej nga stabiliteti i linjës nga Izraeli në Gji.

Fakti që SHBA ndjek një strategji të zgjaties se krizës perben një rrezik serioz ekonomik për vendet e Gjirit. Klienti më i madh i ekonomive të Gjirit ka qenë Azia për një kohë të gjatë, dhe jo Evropa. Kina, India dhe vendet e Azisë Juglindore janë blerësit kryesorë të eksporteve të energjisë dhe petrokimikeve të Gjirit. Prandaj, rreziku i përhershëm i sigurisë në Gji mund të sjelle tregtine aziatike në rrugë alternative.

Prandaj, konkurrenca midis korridoreve tregtare tokësore, detare dhe ajrore do të arrijë përmasa serioze në pesë vitet e ardhshme. Iniciativa e Kinës Belt and Road, Linja Veri-Jug e Rusisë dhe Korridori i Mesëm që shtrihet përmes Azisë Qendrore deri në Turqi mund të jenë korridoret kryesore strategjike të kësaj lufte të re gjeoekonomike.
Sot, tensioni ushtarak në Lindjen e Mesme, të cilin e gjithë bota po dëshmon, ka pushuar së qeni një krizë rajonale. Ky proces përfaqëson fillimin e një epoke në të cilën rrugët tregtare globale rivizatohen . Në epokën e gjeoekonomisë, luftërat nuk janë më vetëm në fronte. Do të kalohet në gjeneratën e re të organizuara në zona industriale dhe të specializuara, hekurudha, porte dhe qendra logjistike. Dhe menaxhimi i korridoreve të furnizimit dhe logjistikës së gjeneratës së re. Vendet që mund ta kombinojnë këtë avantazh me një kapacitet prodhues të pozicionuar saktë do të dalin në pah.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.