☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 23 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
₿ CRYPTO
BTC $76,686 ▼ -0.21% ETH $2,415 ▲ +0.23% XRP $1.4838 ▲ +0.95% SOL $93.6900 ▲ +0.94%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
23 Aug 2026
Breaking
Bota

Lufta ekonomike, SHBA kërcënon Turqinë me sanksione të reja

Mosmarrëveshja për lirimin e tij ka bërë që dy vendet aleate të NATO-s të vendosin tarifa ekonomike ndaj prodhimeve të secilit vend, duke shkaktuar kështu përkeqësim të krizës së monedhës turke, lira, e cila ka humbur gati një të tretën e vlerës së saj kundrejt dollarit, që prej janarit.

Megjithatë, kriza turke ka shkaktuar edhe shitje masive në tregjet e tjera ndërkombëtare, duke nxitur kështu frikën për një krizë globale. Monedha turke është përmirësuar disi me fillimin e kësaj jave, pasi qeveria turke i rriti tarifat ndaj importeve të makinave, pijeve alkoolike dhe duhanit amerikan.

Por, ky përmirësim i përkohshëm i lirës po lëkundet, pas kërcënimeve të reja nga Shtetet e Bashkuara. Javën e kaluar, SHBA-të dyfishuan tarifat ndaj importeve të metaleve nga Turqia, ndërsa të enjten, Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin tha se “kemi ende shumë gjëra të planifikuara për të bërë, nëse ata nuk e lirojnë shpejt Brunsonin”.

Turqia e akuzon Brunsonin, i cili drejton një kishë të vogël në Izmir, se është i lidhur me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, por edhe me lëvizjen “gyleniste”, të cilën Ankaraja e bën përgjegjëse për përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit, dy vite më parë.

Trump, ndërkohë, shkroi në Tëitter se Turqia “ka përfituar nga Shtetet e Bashkuara për shumë vite” dhe se Brunsoni ishte “një peng atdhetar”. “Ne nuk do të paguajmë asgjë për lirimin e një njeriu të pafajshëm, thjesht po ua ndërpresim përfitimet Turqisë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.