🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.39 ▲0.96%
ARI 3,928 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,471 ▼ -2.36% ETH $2,243 ▼ -1.99% XRP $1.2493 ▼ -0.37% SOL $91.5000 ▼ -3.34%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

LSDM: Mickoski dhe Klekovski po përhapin panik duke mos e publikuar dokumentin për ujin në Gostivar

Kanë kaluar gjashtë javë, ndërsa ende nuk është publikuar një analizë e plotë, zyrtare dhe e nënshkruar për cilësinë e ujit në Gostivar, akuzojnë nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

Sipas partisë opozitare, pasiguria dhe mosbesimi te qytetarët po shkaktohen nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Klekovski, të cilëve u kërkohet të sqarojnë përse raporti i plotë nuk është bërë publik.

“Për një muaj u dhanë deklarata kundërthënëse: fillimisht u vendosën ndalesa, më pas u tha se uji mund të përdorej për nevoja teknike, pastaj u raportua për baktere dhe viruse të reja, ndërsa në fund qytetarët u siguruan se uji mund të pihej. Megjithatë, asnjëherë nuk u publikua dokumenti i plotë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga partia pretendojnë se, pas 22 ditësh me ujë të ndotur dhe rreth 5.000 personave të sëmurë, qytetarët kanë të drejtë t’i shohin të gjitha mostrat, analizat laboratorike, datat, bakteret dhe vlerat e konstatuara, si dhe institucionet që i kanë kryer testimet.LSDM kërkon gjithashtu të bëhet e ditur se kush, mbi bazën e cilave rezultate dhe me nënshkrimin e kujt, ka konstatuar se uji në Gostivar është i sigurt për konsum.

“Siguria e ujit të pijshëm është çështje e shëndetit publik, prandaj të gjitha informacionet duhet të publikohen në një raport të vetëm, të plotë dhe të nënshkruar nga personat përgjegjës”, theksojnë nga LSDM-ja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.