☁️
Tiranë 14°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,698 ▼0.59%
DOW 52,157 ▼0.61%
NASDAQ 26,121 ▼1.61%
NAFTA 101.97 ▼0.79%
ARI 4,020 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,838 ▲ +0.05% ETH $2,339 ▼ -0.26% XRP $1.2925 ▼ -2.05% SOL $101.0100 ▼ -0.51%
S&P 500 7,698 ▼0.59 % DOW 52,157 ▼0.61 % NASDAQ 26,121 ▼1.61 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,020 ▼0.78 % S&P 500 7,698 ▼0.59 % DOW 52,157 ▼0.61 % NASDAQ 26,121 ▼1.61 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,020 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

FSHF Sunday League Albania 2026-2027/ Hapen regjistrimet për kampionatin e futbollit amator

Të gjithë të apasionuarit pas futbollit kanë tashmë mundësinë për t’u bërë pjesë e një prej aktiviteteve më të mëdha të futbollit amator në Shqipëri. Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur regjistrimet për edicionin e ri të kampionatit 9×9 “FSHF Sunday League Albania 2026-2027”.

Kampionati, i organizuar nga Federata e Futbollit dhe Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë, është kthyer në një nga kompeticionet më të preferuara për futbollistët amatorë dhe ekipet që duan të kombinojnë pasionin për futbollin me emocionet dhe konkurrencën e një kampionati të mirëorganizuar.

Edicioni i ri pritet të nisë më 21 shtator, duke rikthyer në fushat e lojës skuadrat që tashmë janë bërë pjesë e traditës së “Sunday League”, por edhe duke i hapur dyert ekipeve të reja që duan t’i bashkohen këtij kompeticioni.

Në vitet e fundit, “FSHF Sunday League Albania” ka njohur një rritje të vazhdueshme të interesit, numrit të ekipeve dhe nivelit të konkurrimit, duke sjellë ndeshje të luftuara, emocione dhe rivalitet deri në javët e fundit të sezonit. Edicioni i fundit solli një tjetër sezon me përballje të forta dhe aktivitete të shumta, ndërsa kampionati ka vijuar të zgjerojë dimensionin e tij si një hapësirë ku futbolli bashkon njerëz të apasionuar pas sportit.

Për FSHF-në, zhvillimi i futbollit amator është një pjesë e rëndësishme e strategjisë për përhapjen dhe promovimin e futbollit në komunitet. “Sunday League” u jep mundësi të apasionuarve të futbollit të jenë aktivë, të garojnë dhe të përjetojnë emocionet e një kampionati të organizuar, duke e bërë futbollin pjesë të jetës sportive dhe sociale të komunitetit.

Regjistrimet hapen më 24 gusht

Ekipet dhe të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të bëhen pjesë e “FSHF Sunday League Albania 2026-2027” mund të dërgojnë kërkesat për regjistrim në adresën: [email protected]

Për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni në numrin: +355 68 277 2809

Hapja e regjistrimeve: 24 gusht 2026

Nëse futbolli është pasioni yt, është koha të bëhesh pjesë e Sunday League!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.