Ekonomia

Lufta kundër informalitetit, mundësi për rritjen e rrogave dhe uljen e taksave

Operacioni kundër informalitetit që do të nisë në muajin shtator do të japë mundësinë për të rritur rrogat dhe uljen e taksave.

Kryeministri Edi Rama, ka theksuar se, ky operacion bëhet për të marrë në mbrojtje konsumatorin, por edhe në aleancë me biznesin e ndershëm që paguan taksa dhe detyrimet doganore dhe tatimore, duke bërë kështu që lufta ndaj informaliteti të jetë e përbashkët.

Në një takim gjatë javës me drejtues të administratës doganore dhe tatimore, Kryeministri është shprehur se ky është një ndër operacionet më të vështira dhe më thelbësore që qeveria ka ndërmarrë.

Gjithashtu Kryeministri Rama ka paralajmëruar administratën doganore dhe tatimore që çdo sjellje apo qasje e papërshtatshme apo korruptive do të ndëshkohet.
Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me drejtues të sistemit doganor dhe tatimor të Republikës së Shqipërisë

Ndërsa me anë të një postimi në “Facebook” Kryeministri Rama ka sjellë një shembull të asaj që është bërë këto 20 muaj nga qeveria shqiptare në luftën kundër informalitetit. Kryeministri ka treguar progresin që është bërë me kuponat fiskalë në shitjen e karburantit 20 muajt e fundit.

“Shembujt dhe shifrat ndihmojnë për të kuptuar se sa shumë kemi bërë në 20 muaj në luftën kundër informalitetit, por edhe se sa e madhe është mundësia që na jep më tutje një luftë frontale, e përbashkët, e çdo qytetari që do rritje rrogash dhe e çdo biznesi që do ulje taksash, kundër atyre që vjedhin konsumatorin duke mos dhënë kuponin fiskal për atë që shesin si edhe atyre që u bëjnë konkurencë të pandershme biznesve të rregullta duke shmangur taksat”, shkruan Kryeministri Rama.

Në këtë shembull tregohet sesi ka ardhur në mënyrë progresive rritja e të ardhurave nga kuponat fiskalë për karburantin nga muaji prill 2013 në muajin korrik 2015.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button