Lufta kundër ISIS, shefi i Pentagonit akuzon partnerët e koalicionit
Disa partnerë të koalicionit kundër ISIS “nuk po bëjnë asgjë” për të ndihmuar Shtetet e Bashkuara për të shkatërruar grupin terrorist. Këto komente i bëri Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Ashton Carter.
“Shumë prej tyre nuk po bëjnë mjaftueshëm, ose nuk po bëjnë asgjë”, deklaroi Carter në një intervistë me CNBC gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës,
“Ne mund të bëjmë shumë gjëra vetëm por po kërkojmë që edhe të tjerët të kryejnë pjesën e tyre”, vazhdoi ai pa përmendur emrin e asnjëri prej shteteve.
Carter do të takohet me 26 përfaqësuesit e vendeve që siç e quajti ai “ të ashtuquajturit” koalicion anti-ISIS për të bërë të njëjtin apel.
Ai tha se SHBA-të kanë nevojë për një partner si Turqia, vend i cili i ka liruar bazën e Incirlikut, por që sipas Carter duhet të luajë një rol më të madh në luftën kundër ISIS.
“Turqia është një mike e vjetër e jona. Por, duhet të bëjë më shumë për siguruar kufijtë me Sirinë. Ata janë në këtë listë, që nuk është një listë e vogël, të vendeve që mund të japin kontribute të veçanta dhe të nevojshme për të shkatërruar ISIS”, tha ai.