🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,509 ▼1.01%
DOW 46,068 ▼1.07%
NASDAQ 21,530 ▼1.42%
NAFTA 111.81 ▲11.68%
ARI 4,643 ▼3.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,248 ▼ -2.96% ETH $2,035 ▼ -4.12% XRP $1.2874 ▼ -4.64% SOL $77.6700 ▼ -6.15%
S&P 500 6,509 ▼1.01 % DOW 46,068 ▼1.07 % NASDAQ 21,530 ▼1.42 % NAFTA 111.81 ▲11.68 % ARI 4,643 ▼3.54 % S&P 500 6,509 ▼1.01 % DOW 46,068 ▼1.07 % NASDAQ 21,530 ▼1.42 % NAFTA 111.81 ▲11.68 % ARI 4,643 ▼3.54 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme prek mijëra prenotime turistike

Lufta në Lindjen e Mesme ka ndikuar ndjeshëm në industrinë e turizmit duke prekur rreth 17 000 prenotime, sipas platformës së udhëtimeve lastminute.com.

Kompania thekson se turistët po ndryshojnë destinacionet e tyre drejt zonave më të sigurta në Evropë.

Faqja, e cila ofron paketa pushimesh për destinacione si Dubai dhe Abu Dabi, deklaroi se po detyrohet të përshtatet shpejt me preferencat në ndryshim të udhëtarëve për shkak të konfliktit në rajon.

Lufta mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, e nisur në fund të shkurtit, ka sjellë ndërprerje dhe anulime të fluturimeve drejt shteteve të Gjirit, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Katarin.

Mbyllja e hapësirës ajrore dhe pasiguria e konsumatorëve kanë ndikuar drejtpërdrejt në këto prenotime.

Volumi i udhëtimeve të prekura është i barabartë me rreth një ditë e gjysmë të aktivitetit normal ditor të kompanisë.

Megjithatë, dëshira për të udhëtuar mbetet e lartë, pavarësisht situatës gjeopolitike.

Turistët po kërkojnë më shumë fleksibilitet dhe siguri, ndërsa të dhënat e prenotimeve të hershme tregojnë një zhvendosje drejt destinacioneve alternative.

Mes tyre janë Ishujt Kanarie dhe Baleare në Spanjë, Siçilia dhe Sardenja në Itali si dhe qytete të tjera evropiane.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Alessandro Petazzi, deklaroi se kompania po monitoron nga afër situatën dhe po vendos klientët në qendër të vëmendjes.

Ai shtoi se modeli fleksibël i lastminute.com lejon përshtatje të shpejtë me ndryshimet në treg.

Kompania raportoi gjithashtu një rritje prej 15% të të ardhurave në vitin financiar 2025 duke arritur në 361 milionë euro, ndërsa fitimet e rregulluara para taksave u rritën me një të tretën, në 55 milionë euro.

Pavarësisht tensioneve, lastminute.com mbetet optimiste për një rritje rreth 10% në vitin e ardhshëm./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.