☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 25 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.1%
DOW 51,849 ▲0.35%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 69.87 ▼0.67%
ARI 4,016 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $61,080 ▼ -2.51% ETH $1,624 ▼ -2.65% XRP $1.0787 ▼ -2.44% SOL $68.2000 ▼ -1.67%
S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.87 ▼0.67 % ARI 4,016 ▲0.19 % S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.87 ▼0.67 % ARI 4,016 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
25 Jun 2026
Breaking
Bota

Lukashenko mbrrin në Korenë e Veriut në vizitën e parë zyrtare

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka mbërritur në Korenë e Veriut për vizitën e tij të parë zyrtare në këtë vend të Azisë Lindore, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia shtetërore bjelloruse Belta, Lukashenko u pritë në Aeroportin Ndërkombëtar të Phenianit nga zv.kryeministri i parë i Koresë së Veriut, Kim Tok-hun dhe ministri i Punëve të Jashtme i Bjellorusisë, Maxim Ryzhenkov.

Ryzhenkov u tha gazetarëve se Lukashenko dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, synojnë të nënshkruajnë një marrëveshje të miqësisë dhe bashkëpunimit gjatë vizitës 2-ditore.

“Ka ardhur koha të zhvillojmë në mënyrë më aktive marrëdhëniet tona. Ka një gamë të gjerë fushash me interes si për Bjellorusinë ashtu edhe për Korenë e Veriut. Të gjitha këto pasqyrohen në traktatin përkatës të miqësisë që do të nënshkruajnë liderët tanë. Dhe në bazë të këtij traktati, ne do të zhvillojmë kontakte ndërmjet ministrive dhe agjencive përkatëse”, tha Ryzhenkov.

Ai shtoi se gjatë vizitës dy vendet planifikojnë të nënshkruajnë 10 marrëveshje të ndryshme që do të forcojnë kornizën ligjore për bashkëpunimin dypalësh, përfshirë atë që e përshkroi si traktatin “themelor” të miqësisë.

Vizita 2-ditore e presidentit Lukashenko u njoftua dje nga presidenca bjelloruse, e cila tha se vizita po zhvillohet me ftesë të liderit të Koresë së Veriut.

Në shtator të vitit të kaluar, Kim e ftoi Lukashenkon të vizitojë Phenianin “në çdo kohë të përshtatshme” gjatë një bisede në margjinat e një parade ushtarake që përkujtonte 80-vjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore në kryeqytetin kinez Pekin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.