🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,363 ▼1.47%
DOW 51,663 ▼0.1%
NASDAQ 25,581 ▼2.24%
NAFTA 73.21 ▼0.88%
ARI 4,134 ▼1.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,224 ▼ -3.33% ETH $1,656 ▼ -4.42% XRP $1.0983 ▼ -3.12% SOL $68.8900 ▼ -5.12%
S&P 500 7,363 ▼1.47 % DOW 51,663 ▼0.1 % NASDAQ 25,581 ▼2.24 % NAFTA 73.21 ▼0.88 % ARI 4,134 ▼1.64 % S&P 500 7,363 ▼1.47 % DOW 51,663 ▼0.1 % NASDAQ 25,581 ▼2.24 % NAFTA 73.21 ▼0.88 % ARI 4,134 ▼1.64 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Kronika

55 vite burg për Shullazin dhe grupin e tij, Gjykata e Lartë vulos dënimin

27 maj 2026 – Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Për këta të fundit, në vitin 2021, është caktuar dënimi me 55 vite burg. Ata akuzohen për gjobëvënie në kuadër të grupit kriminal.

Kujtojmë se Shullazi është dënuar me 14 vite burg, ndërsa katër anëtarët e tjerë me 41 vite heqje lirie në total.

Duhet theksuar se është pushuar çështja e njërit prej tyre, Gilmando Danit, pasi ai ka ndërruar jetë.

Dani, u ekzekutua më 11 nëntor 2025 në një atentat mafioz pranë aeroportit të Rinasit. Ai udhëtonte në një makinë si pasagjer, teksa të shtënat nuk kursyen as shoferin duke e lënë të plagosur rëndë. Konsiderohej si person i rrezikshëm për shkak të ekspozimit të tij të shpeshtë në episode të përbashkëta me Shullazin…(Lexo më shumë)

Sipas prokurorisë, Shullazi dhe banda e tij kanë shantazhuar një biznesmen duke i marrë 550 mijë euro dhe 30% të ish-hotel “Vollgës” në Durrës. Kanë kërcënuar edhe një biznesmen tjetër me marrjen e një parkimi. Këto vepra penale, sipas Gjykatës i kanë kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjykatës, asokohe, iu deshën 53 seanca gjyqësore dhe 18 muaj gjykim për të dhënë vendim për këtë çështje.

Shullazi vijon të mbahet në burg edhe për dy dosje të tjera të SPAK, të konsideruara ndër hetimet më të bujshme të viteve të fundit.

Njëra prej tyre është operacioni “Asgjë nuk harrohet”, që lidhet me ngjarje të rënda kriminale të vitit 2005, përfshirë vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliut. Dosja tjetër është “Revanshi”, një megaoperacion i SPAK i zhvilluar në maj 2024, ku u goditën disa grupe kriminale që vepronin në Tiranë, Durrës, Lezhë, Krujë, Vlorë dhe Burrel.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.