🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 26 March 2026
S&P 500 6,483 ▼1.65%
DOW 45,959 ▼1.01%
NASDAQ 21,440 ▼2.23%
NAFTA 94.40 ▲4.52%
ARI 4,374 ▼3.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,663 ▼ -3.36% ETH $2,052 ▼ -5.67% XRP $1.3517 ▼ -4.45% SOL $85.8600 ▼ -6.56%
S&P 500 6,483 ▼1.65 % DOW 45,959 ▼1.01 % NASDAQ 21,440 ▼2.23 % NAFTA 94.40 ▲4.52 % ARI 4,374 ▼3.93 % S&P 500 6,483 ▼1.65 % DOW 45,959 ▼1.01 % NASDAQ 21,440 ▼2.23 % NAFTA 94.40 ▲4.52 % ARI 4,374 ▼3.93 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kosova

Lumezi dhe Lebet flain për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar

Kryeprokurori i Shteti, Aleksandër Lumezi, sot ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ku Lumezi theksoi gatishmërinë e tij në rritjen e efikasitetit në gjithë sistemin prokurorial, në luftën sa më efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe veprave tjera penale, ndërsa shprehi besimin e tij se në këtë drejtim do të vazhdojë përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë.

 

Gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi, e njoftoi ambasadorin Lebet me punët e sistemit prokurorial dhe theksoi vendosmërinë e Prokurorit të Shtetit që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit.

Gjithashtu, kryeprokurori Lumezi foli edhe për sfidat me të cilat po ballafaqohen në realizimin e misionit të tyre për sundim të ligjit.

Sipas një komunikate të Prokurorisë së Shtetit, në këtë takim u bisedua edhe për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, ku të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm, ndërsa theksuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit të Prokurorisë së Shtetit të Kosovës me atë të Zvicrës në mbledhjen e informatave lidhur me veprat penale që mund t’i prekin këto dy vende.

Ndërkaq, ambasadori Lebet, duke vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit, shprehu gatishmërinë e tij dhe të vendit të tij për ta ndihmuar edhe me tutje sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet që Zvicra mund të kontribuojë, me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.

Gjatë këtij takimi u fol edhe për Projektin e Antikurropcionit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë SAEK II, i cili implementohet në kuadër të UNDP-së në Kosovë.

Në fund të takimit kryeprokurori Lumezi duke vlerësuar lart mbështetjen e Zvicrës për ngritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial, falënderoi ambasadorin e Zvicrës për mbështetjen për sistemin prokurorial të Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.