Kronika

Lustracioni, Totozani: Të fillojë nga Avokati i Popullit

Avokati i Popullit Igli Totozani në dy rekomandimet e tij për ligjin e lustracionit, propozon që ky proces të nisë nga institucioni që ai drejton. Në këto rekomandime përfshihen dhe ndryshime në ligjin e Avokatit të Popullit.

“Për këtë qëllim pak ditë më parë i jemi drejtuar Kryeministrit, Kuvendit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Drejtësisë me dy rekomandime të reja për Lustracionin. I pari lidhet me dëshirën dhe vullnetin tonë për ta nisur Lustracionin pikërisht nga institucioni i Avokatit të Popullit. Kemi kërkuar të jemi të parët që të japim shembullin konkret në zbatimin e këtij procesi. Për këtë kemi propozuar ndryshimet ligjore specifike që duhet të pësojë ligji për Avokatin e Popullit, me qëllim që të mundësojë aplikimin real të Lustracionit në organizimin dhe veprimtarinë e brendëshme organizative, funksionale të vet institucionit”, thotë Avokati Totozani.

Z. Totozani hedh idenë që procesi i lustracionit të bëhet bashkë me dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi.

“Në funksion të zbatimit të Lustracionit në institucionet e tjera shtetërore kemi dërguar një tjetër rekomandim ku kërkojmë rregullimin horizontal ligjor në të gjithë kuadrin ligjor ekzistues në fuqi. Vetëm kështu do të mund të rregullohet procedurialisht dhe institucionalisht ky proces purifikimi për shoqërinë shqiptare, mbështetur në standarded më të mira ndërkombëtare. Mendojmë se është momenti i duhur që procesi i Lustracionit, të bëhet bashkë me Dekriminalizimin, dhe Reformën në Drejtësi për t’i garantuar Shqipërisë dhe demokracisë së saj, një stad të ri dhe një të ardhme më të sigurtë”, deklaron Totozani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button