⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,910 ▼ -0.02% ETH $2,238 ▼ -0.34% XRP $1.1641 ▲ +0.74% SOL $89.3400 ▼ -0.68%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kosova

LVV distancohet nga deklarata e Gecit për Thaçin, Nagavci: Lufta çlirimtare e drejtë dhe e pastër

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është distancuar nga deklarata e deputetit të kësaj partie, Fatos Geci, i cili gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Nagavci theksoi se qëndrimet e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të qarta dhe publike, duke shtuar se ato mbeten të pandryshuara.

“Besoj janë të ditura qëndrimet e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me luftën çlirimtare të UÇK-së, janë publike, të qarta dhe qëndrojmë pas tyre. Lufta çlirimtare ka qenë e drejtë, e pastër dhe ne respektojmë përpjekjet e të gjithë të rënëve për liri, të gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë e vendit”, tha Nagavci.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku tha se një deklaratë e tillë është e papranueshme dhe se Geci “nuk e meriton as të quhet deputet”, duke e kritikuar ashpër gjuhën e përdorur nga foltorja e Kuvendit.

“S’po di qysh me të thënë se me të thënë deputet nuk e meriton. Nuk kisha besu kurrë që nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës vjen një lutje në formë urimi për burg të përjetshëm për njerëzit që kanë luftu për lirinë e këtij vendi”, u shpreh Çitaku.

Deputeti Geci ka qenë edhe më herët në qendër të kritikave për qëndrimet e tij ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për mospërkrahjen e rezolutës për mbrojtjen e saj në Kuvend./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.