Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 96.27 ▲2.68%
ARI 4,472 ▼1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,000 ▼ -3.76% ETH $1,880 ▼ -4.85% XRP $1.2416 ▼ -1.68% SOL $74.9600 ▼ -5.69%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.27 ▲2.68 % ARI 4,472 ▼1.06 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.27 ▲2.68 % ARI 4,472 ▼1.06 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

Shqipëria zgjidhet Presidente e Europës së Pyjeve, Rama: Si ka mundësi që “vendi i betonit” u votua unanimisht?

Shqipëria është zgjedhur Presidente e Forest Europe për periudhën 2026–2030, duke marrë stafetën nga Suedia në drejtimin e platformës më të rëndësishme pan-evropiane për politikëbërjen në fushën e pyjeve.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilësoi zgjedhjen si një sukses të rëndësishëm diplomatik për vendin. Në të njëjtën kohë, Rama nuk kursen edhe ironinë për kritikët e projektit të investimit në Zvërnec, të cilët kanë ngritur akuza për dëmtimin e mjedisit.

Kryeministri iu referua me sarkazëm pretendimeve të artikuluara në debatin publik lidhur me zhvillimin e projektit në Zvërnec, duke pyetur se si është e mundur që një vend që, sipas kritikëve, po shkatërron pyjet dhe po betonizon territorin, të marrë mbështetjen unanime të 45 vendeve anëtare të Forest Europe për të drejtuar organizatën për katër vitet e ardhshme.

“Po si ka mundësi, që këtë vend të betonit, Paketës së Mafias së Maleve dhe të Konspiracionit Jahudit të zhdukjes së pyllit të Zvërnecit për ta kthyer në geto palestinezësh të spastruar etnikisht nga Gaza, ta mbështesin fuqimisht Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar për këtë zgjedhje kaq domethënëse, ndërsa vendimi të miratohet më në fund pa asnjë kundërshtim, nga asnjë vend anëtar?!”, shkruan kryeministri.

Më tej, kreu i qeverisë vijoi me tone ironike ndaj asaj që ai e konsideron si dezinformim rreth projektit të Zvërnecit, duke argumentuar se zgjedhja e Shqipërisë në krye të Forest Europe përbën një vlerësim ndërkombëtar për politikat e vendit në fushën e pyjeve dhe mjedisit.

“Forest Europe është platforma më e rëndësishme pan-evropiane për politikëbërjen në fushën e pyjeve, që bashkon 45 shtete evropiane dhe Bashkimin Evropian për të përcaktuar drejtimet strategjike të menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, biodiversitetit pyjor, klimës dhe ekonomisë së gjelbër. Iku kjo botë, madje u prish dynjaja, se u bashkuan në Shqipëri Trumpi me Sorosin që të bëjnë “Shqipërinë e shqiptarëve” me hormone transgjenitale, me një ishull izraelit në tokë e një në det, me zëvendësim të pelikanëve me palestinezë, ku kulmi i degjenerimit është partneriteti i tyre me Katarin, që në Zvërnec do vihet në shërbim të Izraelit paçka se në Gjirin Arabik nuk e shohin me sy njëri-tjetrin… Dhe kush i bën të tëra këto, tradhëtari në kryeministri që ku t’i ketë robt e shpis o ej, o ej, o ej, se paska qenë Satanai vetë”, thekson Rama.

Forest Europe është platforma kryesore pan-evropiane që bashkon 45 shtete dhe Bashkimi Evropian për të përcaktuar drejtimet strategjike të menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, biodiversitetit pyjor, klimës dhe ekonomisë së gjelbër.

Postimi i plotë:

PËRSËRI SHQIPËRIA NDEROHET NË EUROPË

Çudi e madhe ëëë…

Shqipëria e tradhtarëve sapo u zgjodh me votë unanime të 45 vendeve anëtare, si Presidente e Forest Europe (Europa e Pyjeve) për periudhën 2026–2030, duke marrë stafetën nga Suedia.

Po si ka mundësi, që këtë vend të betonit, Paketës së Mafias së Maleve dhe të Konspiracionit Jahudit të zhdukjes së pyllit të Zvërnecit për ta kthyer në geto palestinezësh të spastruar etnikisht nga Gaza, ta mbështesin fuqimisht Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar për këtë zgjedhje kaq domethënëse, ndërsa vendimi të miratohet më në fund pa asnjë kundërshtim, nga asnjë vend anëtar?!

Forest Europe është platforma më e rëndësishme pan-evropiane për politikëbërjen në fushën e pyjeve, që bashkon 45 shtete evropiane dhe Bashkimin Evropian për të përcaktuar drejtimet strategjike të menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, biodiversitetit pyjor, klimës dhe ekonomisë së gjelbër.

Iku kjo botë, madje u prish dynjaja, se u bashkuan në Shqipëri Trumpi me Sorosin që të bëjnë “Shqipërinë e shqiptarëve” me hormone transgjenitale, me një ishull izraelit në tokë e një në det, me zëvendësim të pelikanëve me palestinezë, ku kulmi i degjenerimit është partneriteti i tyre me Katarin, që në Zvërnec do vihet në shërbim të Izraelit paçka se në Gjirin Arabik nuk e shohin me sy njëri-tjetrin… Dhe kush i bën të tëra këto, tradhëtari në kryeministri që ku t’i ketë robt e shpis o ej, o ej, o ej, se paska qenë Satanai vetë.

Deri në vitin 2030, Shqipëria do të drejtojë agjendën politike dhe procesin ministerial të kësaj organizate, duke koordinuar diskutimet dhe prioritetet evropiane për sektorin e pyjeve, e duke u rritur në kompetenca e në reputacion përmes kësaj eksperience fantastike.

Ky është një tjetër sukses i rëndësishëm diplomatik, që e forcon më tej profilin ndërkombëtar të vendit dhe rrit rolin e Shqipërisë në diplomacinë mjedisore, duan s’duan ata që s’duan, qofshin ata të “Shqipërisë së shqiptarëve”, e qofshin ata që i përdorin si kukulla të pavetëdijshme, duke ua bërë flakë tik tokun me raketat e luftës hibride të manipulimeve online.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.