Mafia italiane fiton 200 miliard euro në vit, tani kontrollon bankat
Duket se lufta kundër mafias në Itali po shkon shumë mirë, pasi bosët më të mëdhenj ndodhen në burg. Më shumë se 6 mijë mafiozë ndodhen në burgje dhe vetëm në dy vitet e fundit këtyre organizatave kriminale i janë sekuestruar 6 miliard euro.
E megjithatë, krimi i organizuar italian nuk ka qënë asnjëherë kaq i pasur. Nëse në vitin 1995 fitimet e të gjithe organizatave mafioze arrinin në 45 miliard euro në vit, në 2010 ishte 100 miliard dhe në vitin 2016 u dyfishua në 200 miliard euro.
Por si është e mundur?
Drejtoria italiane e antimafias thotë se organizatat mafiozë kanë ndryshuar taktitë. Nuk qëllojnë më me armë dhe nuk kërcënojnë.
Mafia ka hyrë në sallonet e financës botërore, duke arritur të kontrollojë drejtimin e bankave më të mëdha të botë gjatë periudhës së krizës ekonomike.
Ata janë ndërkombtarizuar, por Bashkimi Europian,nuk arrin dot që të ngrejë një Prokurori Europiane.