Nishani: Pajisja e përgjimit kërcënoi sigurinë kombëtare
Presidenti Bujar Nishani i kërkon prokurorisë të hetojë deri në fund të gjithë autoritetet që kanë përdorur pajisjen e paligjshme të përgjimit ndërsa i bëri thirrje institucioneve të mos bëhen pengesë e hetimeve.
“I kërkoj prokurorisë së shtetit të hetojë deri në fund të gjithë ata autoritete që kanë përdorur këtë pajisje të paligjshme. Pajisja ka kërcënuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe integritetin e të gjithë institucioneve. Një pajisjen e tillë as nuk mund të vijë në Shqipëri dhe as nuk mund të vihet në dispozicion pa lejen e prokurorisë. I kërkoj institucioneve të mos bëhen pengesë e hetimeve. Çdo akt që pengon zbatimin e kushtetutës dhe ligjit, cdo akt që përbën pengim do të përballet me ligjin” deklaroi kreu i shtetit.