🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 06 August 2026
S&P 500 7,710 ▼0.17%
DOW 53,936 ▼0.76%
NASDAQ 26,345 ▼0.07%
NAFTA 77.24 ▲2.69%
ARI 4,302 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $64,612 ▼ -0.24% ETH $1,914 ▼ -0.14% XRP $1.0408 ▼ -2.73% SOL $73.1900 ▼ -1.85%
S&P 500 7,710 ▼0.17 % DOW 53,936 ▼0.76 % NASDAQ 26,345 ▼0.07 % NAFTA 77.24 ▲2.69 % ARI 4,302 ▼0.09 % S&P 500 7,710 ▼0.17 % DOW 53,936 ▼0.76 % NASDAQ 26,345 ▼0.07 % NAFTA 77.24 ▲2.69 % ARI 4,302 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
06 Aug 2026
Breaking
Politika

Malaj: Fuqizimi i auditit të brendshëm, prioritet i reformës së menaxhimit financiar publik – Tv Klan

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në konferencën “Fuqizimi i Auditit të Brendshëm”, e cila u organizua nga Instituti i Audituesve të Brendshëm (IIA Albania), anëtar i Institutit Global të Audituesve të Brendshëm (IIA Global). Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe Anthony Pugliese, President dhe Drejtues i Përgjithshëm i IIA Global.

Gjatë fjalës së tij, Malaj u shpreh se auditimi i brendshëm përbën një prej shtyllave kryesore të mirëqeverisjes, transparencës dhe integritetit financiar, ndërsa për Ministrinë e Financave është një prioritet i rëndësishëm i reformës së menaxhimit financiar publik, në kuadër edhe të procesit të integrimit evropian.

Në këtë kuadër, Malaj theksoi se janë ndërmarrë hapa konkretë për të transformuar rolin e audituesit të brendshëm dhe për ta afruar atë me standardet më të avancuara ndërkombëtare.

Ndër hapat më kryesore, Ministri përmëndi:

hartimin e manualit të ri të auditimit të brendshëm, i cili shërben si bazë për të ngritur një model bashkëkohor për kontrollin me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në administratën publike;

hapjen e procesit të certifikimit profesional për audituesit e brendshëm, me module të mbështetura nga OECD/ SIGMA, si një investim afatgjatë për kapitalin njerëzor, për ngritjen e kapaciteteve profesionale, si dhe për krijimin e një sistemi kombëtar certifikimi të qëndrueshëm, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare;

përkthimin dhe adoptimin institucional të Standardeve Globale të Auditimit të Brendshëm, proces që është realizuar përmes bashkëpunimit mes Ministrisë së Financave dhe IIA Albania.

Nga ana tjetër, Malaj nënvizoi faktin se Ministria e Financave ka bërë një punë shumë të mirë sa i takon harmonizimit të kuadrit tonë ligjor me atë të Bashkimit Europian.

“Ne udhëheqim disa kapituj dhe ndër ta, Kapitulli 32 – Kontrolli Financiar – mbetet një nga më të rëndësishimit sa i takon konsolidimit të shtetit ligjor dhe forcimit të institucioneve publike. Përmbushja e standardeve të këtij Kapitulli kërkon sisteme më efektive të kontrollit të brendshëm dhe auditim të pavarur e profesional. Kjo nuk është thjesht një kërkesë teknike e procesit të integrimit, por një domosdoshmëri për të ndërtuar besimin e qytetarëve tek institucionet dhe për të garantuar menaxhimin më të mirë të financave publike”, u shpreh Malaj.

Malaj theksoi se Ministria e Financave mbetet e angazhuar në ndërtimin e një auditimi të brendshëm që gëzon autoritet profesional, pavarësi funksionale dhe rol aktiv në forcimin e qeverisjes publike.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.