Malësi e Madhe, KZAZ vendos të rifillojë numërimin. Jo në KQZ
Procesi i numërimit të votave në Malësinë e Madhe, që u ndërpre gjatë mesnatës së të mërkurës, do të rinisë sërish në KZAZ-në nr. 1, pas vendimit të drejtuesve të kësaj qendre numërimi, teksa janë sheshuar tensionet mes kampeve politike.
Pak pas mesnatës, mes të martës dhe të mërkurës, shpërtheu një përleshje fizike mes militantëve të partive politike në Malësinë e Madhe, ku u përfshinë edhe drejtues të lartë lokalë për të zgjidhur situatën, pas pushimit 30 minutësh që kishin vendosur të bënin numëruesit.
Meqë Kodi Zgjedhor i detyron drejtuesit e KZAZ-së të marrin një vendim, në bazë të të cilit numërimi ose do të rifillonte, ose kutitë do të dërgoheshin në Tiranë për t’u numëruar në KQZ, drejtuesit kanë vendosur ta mbyllin procesin atje ku kishte nisur.
Kur janë numëruar 52 QV nga 79 në total, kandidati i së majtës kryeson ndaj rivalit të së djathtës me 1090 vota.
Në mesnatë reagoi edhe PD, e cila akuzoi militantët e PS-së se kishin goditur me grushte kryetarin lokal të demokratëve.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.