Malisheva rikthehet te fitorja, mposht Llapin
Malisheva ka arritur fitore bindëse në javën e 26-të të Superligës, duke mposhtur Llapin 2:0 në stadiumin “Liman Gegaj”.
Golin e epërsisë e realizoi Donart Vitija në minutën e 52-të, ndërsa Mevlan Zeka vulosi rezultatin në minutën e 69-të. Kjo ishte fitorja e parë për Malishevën pas dy humbjeve rresht.
Me këtë fitore, Malisheva ngjitet në vendin e katërt me 40 pikë, kurse Llapi mbetet në vendin e tetë me 29 pikë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.