Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
ETH $1,996 ▲ +0.15% XRP $1.3303 ▲ +0.29% SOL $82.0900 ▼ -0.94%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Mançester, ISIS merr përsipër sulmin. May: Jemi sërish në shënjestër

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Mançester, duke pranuar përmes agjencisë “Amaq”, që një nga anëtarët e tij, ka kryer sulmin në sallën e koncerteve “Arena”.  Lajmi bëhet i ditur nga “Site”, sajti amerikan i monitorimit mbi ekstremizmin në internet.

Ajo në Mançester ishte “një sulm barbar kundër personave të pafajshëm dhe të rinjve të pambrojtur”. Kështu ka deklaruar kryeministrja britanike Theresa May, e cila duke iu drejtuar kombit me një mesazh pas masakrës në koncert, ka shpjeguar që “shumë të plagosur janë në gjendje të dëshpëruar”.

Policia ka nënvizuar, “e njeh identitetin e atentatorit, por në këtë pikë të hetimeve nuk mund ta publikojmë”. Por May ka paralajmëruar “për një tjetër atentat të mundshëm. Niveli ni kërcënimit mbetet i lartë, kjo do të thotë se mund të ketë atentate të tjera”.

“Hetuesit, – vazhdon kryeministrja britanike, – theksojnë se autori ka vepruar i vetëm, por po punohet për të verifikuar nëse bëhet fjalë për ndonjë grup të zgjeruar”.

May i ftoi pastaj qytetarët britanikë të kujtojnë gjestet e solidaritetit që janë shtuar pas atentatit të së hënës për të ndihmuar familjarët e viktimave.

Bomba e përdorur nga atentatori vetëvrasës përmbante gozhda në brendësi të saj për të shkaktuar sa më shumë dëme. “Manchester Arena”, është salla më e madhe e koncerteve në Europë, me një kapacitet prej më shumë se 21 mijë vendesh. Në momentin e shpëethimit, ajo ishte e mbushur me të rinj dhe të reja. Në atentat, humbën jetën 22 persona dhe u plagosën rreth 60 të tjerë, pjesa më e madhe fëmijë dhe adoleshentë, fansa të këngëtares amerikane, Ariana Grande.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.