Mançevski: Pa u mbledhur kuvendi nuk ka bisedime katërpalëshe
Pas deklaratës së KSHZ-së për shtyrje të zgjedhjeve, është shprehur zëdhënësi i LSDM-së Damjan Mançevski, i cili thotë se nuk do të ketë zgjedhje më 5 qershor, trnasmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai deklaron se edhe Diaspora u ka thënë jo zgjedhjeve, pasi që vetë 4848 votues janë regjistruar, prandaj thotë se partia e tij kërkon që kuvendi të mblidhet dhe të vazhdojë me punë, fillimisht duke u rëzar vendimi i kryetarit Ivanov për falje.
Në pyetjen e gazetarëve për bisedime të mundshme në mes të katër partive politike, Manpevski ka deklaruar se nuk ka bisedime, përderisa nuk mblidhet kuvendi dhe nuk tërhiqet vendimi nga kryetari Ivanov.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.