Kronika

Manjani prezanton kreun e Hipotekës në Lezhë: Përmirësoni zyrën e Shërbimit për qytetarët

Ardian Simoni është drejtori i ri i Drejtorisë së Hipotekës në qytetin e Lezhës.

Drejtori i ri Simoni është prezantuar nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, që vlerësoi të emëruarin e tij, si një person mjaft profesional.

Ministri Manjani gjithashtu u shpreh se institucioni në fjalë në zonën e Lezhës duhet të ofrojë shërbime më cilësore.

“Zyra juaj ka hasur problematika të shumta dhe ankesa të mëdha për shkak të shërbimit jo të mirë. Problem mbetet edhe fakti se keni qenë pre e mediave investigative, prandaj duhet më shumë punë. Duhet të përmirësoni imazhin tuaj dhe të ofroni shërbimet në cilësinë e duhur për qytetarët”, tha Manjani. Ai gjithashtu theksoi se duhet bashkëpunim më i madh me ALUIZNI-n e Lezhës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button