🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,610 ▲ +0.4% ETH $2,156 ▲ +0.99% XRP $1.4416 ▼ -0.15% SOL $89.8900 ▲ +1.09%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Maqedoni, Xhaferi nis letrën e dytë tek Ivanov. Ekspertët: Qeveri brenda 10 ditësh

Kryeparlamentari i ri i Maqedonisë, Talat Xhaferi i ka nisur një letër të dytë presidentit Ivanov, përmes së cilës i kërkon mandatimin e kreut të shumicës së re parlamentare, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re të vendit. Lajmi konfirmohet nga kabineti presidencial, por vendimi i presidentit mbetet ende i paqartë.
E me të gjitha gjasat, duket se Ivanov ende nuk është i gatshëm t’i japë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. Në njoftimin e publikuar nga Presidenca thuhet se Ivanov i qëndron vendimit të tij se e ashtuquajtura “platformë e Tiranës”, por edhe çdo dokument apo veprim tjetër kundër Kushtetutës së Maqedonisë, nuk mund të jetë kusht apo bazë për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë.
“Në lidhje me dhënien e mandatit, Presidenti i Maqedonisë do të veprojë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe me praktikën e vendosur deri më tani”, thonë nga kabineti i Gjorge Ivanovit.
Por nga partia e Zaevit, LSDM, thonë se “zhbllokimi i proceseve demokratike në Maqedoni është i patjetërsueshëm, ndaj dhe presidenti Ivanov duhet t’i japë menjëherë mandatin për formimin e qeverisë kreut të partisë, Zoran Zaev. Për shkak të bllokadës së proceseve demokratike, Maqedonia po përballet me probleme, të cilat po dëmtojmë qytetarët dhe të gjithë sistemin shtetëror”.
Kulmi i bllokadës do të jetë ditën e hënë, kur skadon edhe mandati i kryekomunarëve dhe këshillave komunale. Të punësuarit në qeveritë lokale, përfshi mësuesit, do të mbeten pa paga. Qytetarët nuk do të mund të përfitojnë shërbimet e nevojshme nga komunat, gjë që do të vështirësojë edhe më shumë situatën e qytetarëve të Maqedonisë.
LSDM thekson edhe njëherë se, për të mos lejuar defunksionalizimin e institucioneve, është e nevojshme urgjentisht që të bëhet transferimi i qetë i pushtetit.
Por VMRO-ja e Nikola Gruevskit vijon të këmbëngulë se, mosdhënia e mandatit ndaj udhëheqësit të socialdemokratëve bëhet për mbrojtjen e interesave kombëtare.
“Ne si parti politike presim që çdo zyrtar i zgjedhur në Maqedoni të ndërmarrë hapa në përputhshmëri me ligjet e Maqedonisë dhe mbi të gjitha t’i mbrojë interesat kombëtare të Maqedonisë”, ka deklaruar deputeti i VMRO-së, Zoran Ilievski.
Por çfarë ndodh nëse Ivanov refuzon ta mandatojë si kryeministër Zoran Zaevin? Profesori i të drejtës kushtetuese, Vlado Popovski thotë se Kushtetuta nuk jep zgjidhje për të tilla raste. Megjithatë…
“Nëse Ivanov nuk e jep mandatin, nuk do të ketë të mandatuar dhe në këtë rast, nëse thirret Parlamenti nga kryeparlamentari i ri, atëherë është Kuvendi që mund të marrë guximin dhe të zgjedhë qeverinë e re. Rrugë tjetër nuk ka”, shprehet Popovski. Kredibilitetin e presidentit Ivanov e ka rrëzuar edhe eksperti juridik, Mersim Pollozhani, kur thotë se “Ivanov ka dëshmuar qartë se është në shërbim të plotë të politikave të Gruevskit”.
Ekspertët vlerësojnë se, pas ngjarjeve të 27 prillit, Maqedonia nuk do të jetë më ajo që ishte më parë. Detyrë parësore e politikanëve vendas do të duhet të jetë që brenda 10 ditësh Maqedonia të ketë një qeveri me kredibilitet dhe legjitime, të votuar nga shumica parlamentare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.