☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 13 April 2026
S&P 500 6,849 ▲0.48%
DOW 47,952 ▲0.07%
NASDAQ 23,067 ▲0.71%
NAFTA 99.58 ▲3.12%
ARI 4,768 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $72,556 ▲ +2.18% ETH $2,238 ▲ +1.94% XRP $1.3445 ▲ +1.11% SOL $83.7100 ▲ +2.1%
S&P 500 6,849 ▲0.48 % DOW 47,952 ▲0.07 % NASDAQ 23,067 ▲0.71 % NAFTA 99.58 ▲3.12 % ARI 4,768 ▼0.42 % S&P 500 6,849 ▲0.48 % DOW 47,952 ▲0.07 % NASDAQ 23,067 ▲0.71 % NAFTA 99.58 ▲3.12 % ARI 4,768 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Maqedoni, Zaev publikon përgjimet e PDSH-së dhe BDI-së

Çështja

zoran-zaevNdërsa policia maqedonase e ka akuzuar dje për dyshim mitëmarrjeje në një vlerë prej 200 mijë eurosh, e kryer në vitin 2013, lideri i partisë opozitare maqedonase, LSDM, Zoran Zaev, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë së Nikolla Gruevskit dhe ka publikuar nga ana tjetër, përgjigjet e reja që sjellin në fokus liderët e partive shqiptare në republikën fqinje. Në konferencën për shtyp dje, në Shkup, u publikuan disa biseda të përgjuara që, sipas Zaev, janë zhvilluar mes midis shefit të shërbimit sekret maqedonas, Sasho Mijallkov, me zëvendëskryeministrin Musa Xhaferri dhe me kryetarin e PDSH-së opozitare, Menduh Thaçi, që dëshmojnë lidhjet e disa politikanëve shqiptarë me zyrtarët maqedonas. Në bisedën e parë që, sipas opozitës, zhvillohet midis shefit të policisë sekrete Sasho Mijallkovi, dhe zyrtarit të lartë të BDI-së, Musa Xhaferri, ky i fundit dëgjohet duke kërkuar nga bashkëbiseduesi i tij një shërbim në Gjykatën Administrative për zgjedhjet në Komunën e Dollnenit. Në materialin tjetër dëgjohen se si Mijallkov dhe Menduh Thaçi merren vesh që PDSH-ja të mbështesë VMRO-DPMNE-në e Gruevskit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, për të anuluar një qendër votimi në Komunën e Strumicës që drejtohet nga Zoran Zaev i LSDM-së. Por, kreu i PDSH-së opozitare, Menduh Thaçi, tha se kjo bisedë e publikuar është e montuar. Nga ana tjetër, BDI-ja e Ali Ahmetit nuk e ka komentuar përmbajtjen e bisedës mes funksionarit të kësaj partie, Musa Xhaferi, dhe shefit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.