Maqedonia ulet ne tryezë me vendet anëtare të NATO-s, nënshkruhet protokolli
Në këto momente u nënshkrua Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veri-Atlantike.
Secili shtet anëtar i NATO-së veç e veç nënshkruan Protokollin, ndërsa shteti i parë që nënshkroi ishte Republika e Shqipërisë.
Ceremonia e nënshkrimit të Protokollit përcillet me vëmendje të madhe edhe nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, prezent në sallën e Qeverisë është edhe zv. ministri i jashtëm Andrej Zhernovski dhe një numër i madh i gazetarëve.
Me këtë rast sekretari gjeneral i NATO-së Jens Stoltenberg deklaroi se ky është një moment historik për vendin dhe se kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras kanë treguar guxim të madh me arritjen e Marrëveshjes së Prespës, me çka kanë dhënë kontribut të madh të stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.