🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,455 ▲ +0.65% ETH $2,058 ▲ +0.11% XRP $1.3139 ▼ -0.82% SOL $81.0700 ▲ +0.67%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Maqedoni/Analistët: Reformat në media, para zgjedhjeve

aaaaaDeklarata e Nikolla Gruevskit se faktori ndërkombëtar nuk do ti kushtëzoj zgjedhjet e qershorit me reforma të domosdoshme në mediave vazhdon të nxisë polemika. Deklaratën e tillë analistët e vlerësojnë si kontradiktore dhe si pjesë të fushatës.

Komunikologu Petrit Saraçini thotë se fjalimi i Gruevskit është thjeshtë fushatë. Reformat në media, ai i quan jetike, pasi ato kanë vend të posaçëm në Raportin e Progresit, dhe kjo tregon nëse ato duhe zbatuar ose jo.

“Unë nuk mendoj se komuniteti ndërkombëtar do ta lërë këtë punë ashtu. Mendoj se retorika e Gruevskit është më shumë e drejtuar drejt simpatizuesve dhe votuesve të VMRO-së të cilët sigurisht janë të dëshpëruar nga ky njeri i cili çdo ditë po i ndërron fjalët…. janë gjëra të shkruara edhe në raportin e progresit të cilat duhet të arrihen në qoftë se Maqedonia do të rrugëtojë kah BE-ja, në qoftë se nuk do të rrugëtoj ajo është çështje tjetër”, deklaroi Petrit Saraçini, gazetar.

Analisti Xhelal Neziri gjithashtu shprehet pesimist se faktori ndërkombëtar mund të ndryshojë mendjen dhe të heq dorë nga kërkesa e tyre për reformë në media.

“Atë që e pamë dhe dëgjuam nga euro-deputetët por edhe nga komisionari Han është se pika që ka të bëjë me reformimin e mediave ngelet si kusht kryesor pasi nuk mund të kemi zgjedhje të lira dhe korrekte në një hapësirë mediatike mbi të cilën ka monopol vetëm një parti politike ose pushteti dhe partnerët e koalicionit aty. Mendoj që kushti duhet të ngelet dhe do të ngelet”,tha Xhelal Neziri, analist.

Liria e shprehjes dhe mediave, sipas Raportit të Progresit, mbetet një sfidë serioze. Edhe Raporti i fundit i Komisioni Evropian erdhi i kushtëzuar për Maqedoninë, dhe ky kusht ishte asgjë më pak, se zbatimi i plotë i marrëveshjes së Përzhinës, ku mes pikave kryesore është edhe reformimi i mediave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.