Maria Gabriel: Shumica më konstruktive mund të jetë me GERB
Sofje: E nominuara nga GERB-SDS për kryeministre, Maria Gabriel, vendosi kushte para PP-DB për të vazhduar negociatat për formimin e një qeverie. “Bisedimet nuk janë në një epokë akullnajash. Megjithatë, nuk ka rreze dielli për të shkrirë akullin. Bisedimet mund të zhvillohen vetëm nëse rimendohen formati, përbërja, personalitetet, modeli, parimet dhe besimi”, tha Gabriel.
Në përgjigje, Nikollaj Denkov, i nominuar kryeministër nga PP-DB, i cili mori mandatin e dytë për të formuar kabinet nga presidenti, deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me përfaqësuesit e GERB-it. “Duhet të ulemi bashkë me ta dhe të shohim se çfarë fshihet në këto ndryshime të formës… Ne kemi thënë gjithmonë se do të flasim edhe me formacionet e tjera, por është e qartë se një shumicë në këtë konfigurim të parlamentit më lehtë mund të ndodhë me GERB. prandaj bisedimet e para duhet të jenë me ta dhe nga kjo varet edhe bisedimet me të tjerët”, u tha ai gazetarëve.