Marine Le Pen: 23 fakte rreth njërës prej grave më të forta të Europës
Profil
Së fundmi, ajo po bëhet protagoniste e një sherri të vërtetë që ka me të atin, Presidentin e Nderit të Fronit Nacional, Jean Marie Le Pen. Ajo shquhet për pikëpamjet e saj radikale, por për shumëkënd ajo është shumë e adhuruar. Ajo nuk i do emigrantët e gjithashtu as sanksionet ndaj Rusisë. Nuk e do BE-në dhe bën thirrje për rifutjen e dënimit me vdekje. Ja disa gjëra që duhet t’i dini për gruan “bionde, zëlartë dhe të rrezikshme” nga Franca
Së fundmi, ajo po bëhet protagoniste e një sherri të vërtetë që ka me të atin, Presidentin e Nderit të Fronit Nacional, Jean Marie Le Pen. Ajo shquhet për pikëpamjet e saj radikale, por për shumëkënd ajo është shumë e adhuruar. Dhe jo vetëm për Alen Delon apo Brigitte Bardot, por më së shumti ndër punëtorët e thjeshtë francezë. Ajo nuk i do emigrantët e gjithashtu as sanksionet ndaj Rusisë. Nuk e do BE-në dhe bën thirrje për rifutjen e dënimit me vdekje.
Ajo mund të ishte ndoshta edhe fituese e zgjedhjeve presidenciale të radhës më 2017. Nëse ajo do të fitonte, do ishte një sinjal shumë i fortë edhe për simotrat sivëllezërit e pikëpamjeve të djathta ekstreme në mbarë kontinentin. Një tërmet i vërtetë.
“Front National”, partia që ajo udhëheq, në fund të vitit 2014 numëronte 83.000 anëtarë. Para katër viteve në janar 2011, ato ishin vetëm 22.000. Sigurisht se ndërkaq kanë ndikuar shumë gabime të politikës tradicionale, të majtë e të djathtë, për të cilët ajo thotë se janë njësoj, sepse ndryshimi – sipas saj e mbështetësve të saj – është vetëm Fronti Nacional.
Në një përmbledhje të shkurtër, ja cilat janë 23 pikat me të cilat ajo mund të karakterizohej:
- Le Pen është avokate, ka lënë pas dy divorce dhe ka tre fëmijë.
- Pushteti i saj ndërtohet edhe në atë se mbështetësit e saj janë njerëz të thjeshtë, “punëtorë shpesh shumë pak të kualifikuar e që paguhen pak”, që janë ndier të ofenduar e të nëpërkëmbur nga partitë e tjera tradicionale, siç e cilëson një gazetë. Ajo u thotë atyre shpesh atë që ata duan vërtet të dëgjojnë.
- Ajo bën thirrje për një shtet të fortë social, riindustrializimin e Francës si dhe për një aks bashkëpunimi të ngushtë Francë-Gjermani-Rusi. Ajo do të kufizojë fuqinë e bankave e mundësisht t’i shtetëzojë pjesërisht ose përkohësisht ato”. Dhe ta shtojë me 46% taksimin progresiv në shtresat e larta.
- Sidomos bujë bëri Le Pen kur ajo postoi një selfie ndërsa puthej me bashkëshortin e saj. Njerëzit, që me ç’duket nuk e kanë fort qejf Le Pen, e falsifikuan më pas foton e saj dhe me ironi e dërguan në Twitter.
E thënë më saktë: ata e këmbyen të dashurin e saj me anë të një fotomontazhi. Në vend të bashkëshortit ajo u pa tek puthej me këdo – për shembull me Presidentin François Hollande, me një plak, një grua, me Presidentin amerikan, Barack Obama.
- Ajo çka nuk do më shumë, është “multikulti”: “Ne kemi paralajmëruar gjithmonë dhe ka vetëm një zgjidhje: Ndalimin e të gjitha emigrimeve!”
- Ajo thotë diku në një gazetë se myslimanët nuk do të kënaqen kurrë. Ata do të donin të ndërtonin xhami dhe të mbanin shami në kokë, të gatuanin ushqime hallall në mensat shkollore dhe hapësira e ambiente për t’u falur nëpër ndërmarrjet ku punojnë: “Dhe në fund, ne do kemi një lagje në të cilën e drejta religjioze do të zërë një vend më superior se sa ligjet e Republikës!”
- Europaparlamenti në verë të vitit 2013 ia hoqi imunitetin Marine Le Pen. Prokuroria franceze ngriti një akuzë ndaj saj për shkak të përhapjes së urrejtjes, dhunës dhe diskriminimit kundër një grupi personazh, si pasojë e përkatësisë së tyre religjioze.
Le Pen në vitin 2010 i kishte dënuar faljet publike të myslimanëve dhe i kishte krahasuar ato me pushtimin nazist të Francës.
- Ajo do të rikthejë dënimin me vdekje. Sidomos në luftën kundër fundamentalizimit islamik.
- Babai i saj është Jean-Marie Le Pen, themeluesi dhe President Nderi i “Front National” (Fronti Kombëtar Francez). Ai është profilizuar prej dekadash si një antisemit dhe e ka cilësuar vrasjen e miliona hebrenjve si një detaj të historisë. Pikëpamjet e tij e kanë dërguar atë edhe para bankave të gjyqit – dhe partinë e tij në perceptimin publik e kanë çuar drejt ekstremit të djathtë.
- Marine Le Pen është ajo që e ka masivizuar partinë, duke e reduktuar imazhin ekstremist që i ka dhënë i ati. Të paktën deri në atë masë sa të mos ketë më probleme me ligjin.
- Ndër admiruesit e saj renditen edhe figura të njohura si legjenda e kinemasë botërore, Alain Delon dhe Brigitte Bardot.
- Bashkëshorti i Le Pen është Louis Aliot, që praktikisht është edhe zëvendëskryetar i Frontit Nacional.
- Mbesa e saj është Marion Maréchal-Le Pen. Ajo është deputete në Asamblenë Franceze dhe ylli në ngjitje i “dinastisë” familjare Le Pen.
- Marine Le Pen pretendon se eksperienca e saj e parë politike, ka qenë një atentat me bombë që ka ndodhur në vitin 1976 në banesën e prindërve të saj në Paris, ndërsa ajo flinte. Në atë kohë ajo ishte tetë vjeç.
- Thuhet se Marine Le Pen ka parë fare mirë se si qentë e babait të saj të racës Dobermann, me emrat “Rreshteri” dhe “Majori”, kanë shqyer për vdekje macen e saj të racës bengaleze.
- Le Pen e ndan botën sipas një shembulli, shkruante dikur një gazetë: “‘Ne’, populli dhe Fronti Kombëtar, kundër ‘atyre’, që e vetëquajnë veten ‘elita’. ‘Ne’, këta janë të mirët, ‘ne jemi krenarë për vlerat tona dhe ne jemi të fortë në dashurinë tonë të përbashkët për atdheun’, thotë Le Pen. ‘Ata’ përkundrazi, janë klasa politike. Ose e thënë më troç ‘sistemi’ i partive që vërtiten rreth UMP-së dhe PS-së.
- Le Pen dëshiron ta përzërë futbollistin, tashmë një yll botëror, Zllatan Ibrahimoviç. Ai luan te klubi kryeqytetas, Paris Saint-Germain dhe e ka cilësuar diku Francën si një “vend muti”.
- Fëmijët e saj ajo thotë se i ka përgatitur për të ardhmen: Unë u them atyre: Bëhuni gati se do t’ju bëjnë pyetje të pakëndshme. Unë vetë po përballem me këtë prej dekadash.
- Le Pen renditet ndër kundërshtaret më të forta të politikës së sanksioneve europiane e amerikane ndaj Rusisë. Ajo thotë madje se: “Unë e adhuroj Putinin”.
- Ajo thotë edhe se: “Ne nuk jemi qeni qimedredhur i Amerikës”
- Madonna donte të pinte një herë me të. Kështu që iu afrua dikur dhe i largoi disa imazhe negative e paragjykime që kishte për të. Popstar-i e kishte ironizuar një herë Frontin Nacional gjatë një koncerti në Francë me një kryq të thyer.
- Si prokurore, Marine Le Pen dikur ka fituar një konkurs të famshëm retorik në Paris. Kështu shpjegohet që ajo bën për vete edhe njerëz që duan t’i rrinë larg politikës dhe është kthyer në një makinë votash.
- Një emision TV dikur e cilësonte atë me tre atribute: Bionde, zëlartë dhe e rrezikshme.