Kronika

Mark Frroku kërkon gjykim të shkurtuar, por jo për akuzën e vrasjes në Belgjikë

Ish-deputeti Mark Frroku, përmes avokatit të tij, ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Avokati i Frrokut ka bërë me dije se përmes këtij vendimi pranojnë aktet e prokurorisë, por jo akuzën për vrasje. Mark Frroku akuzohet për ndërtim të paligjshëm, fshehje pasurie si dhe për një vrasje të ndodhur në Belgjikë në vitin 1999. Gjykata pritet të shprehet sot lidhur me këtë kërkesë.

Prokuroria ka përfunduar hetimet për Frrokun në muajin dhjetor, duke e akuzuar për katër çështje: vrasje në Belgjikë, fshehje pasurie, pastrim parash dhe ndërtim i paligjshëm. Në atë kohë, Frroku kishte deklaruar se heq dorë nga mandati, ndërsa akuza qendrore e ka shfrytëzuar për të përfunduar hetimet dhe të dërgojë çështjen në Gjykatën e Lartë.

Akuzat ndaj Mark Frrokut

Në bazë të hetimeve, të nisura në datën 28 mars 2015, Prokuroria e Përgjithshme e akuzon Mark Frrokun për veprën penale të vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim. “Kjo vepër i atribuohet të pandehurit për ngjarjen e ndodhur në vitin 1999 në Belgjikë, kur pas një përleshjeje ndërmjet të akuzuarit Frroku, në bashkëpunim me disa të tjerë, ka mbetur i vdekur shtetasi shqiptar, Aleksandër Kurti. Në bazë të veprimeve procedurale hetimore, rezulton se i pandehuri Frroku dhe tre bashkëpunëtorët e tij kanë vrarë shtetasin Kurti, për shkak të përplasjeve në aktivitetin e paligjshëm të shfrytëzimit të prostitucionit”, thotë akuza qendrore. Vrasja ka ndodhur në datën 5 mars 1999.

Akuza e dytë për Frrokun është refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë. “Frroku akuzohet se nuk justifikon me burime të ligjshme pasurinë në vlerë mbi dy milionë dollarë (saktësisht 209 627 218 lekë të reja)”, thotë akuza qendrore. Akuza e fundit ka të bëjë me një ndërtim pa leje pranë bllokut të ambasadave, mbi një ndërtim ekzistues katërkatësh, plus një shtesë një kat në të gjithë sipërfaqen e ndërtimit, i cili rezulton të jetë ish-hotel “Pensioni”, ku po kryheshin ndërtime pa leje, konkretisht shtesë anësore një kat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button