Ekonomia

Marka shqiptare do të rrisë konkurueshmërinë e bujqësisë

Marka e prodhimeve bujqësore “Made in Albania” do të rrisë konkurueshmërinë dhe kërkesën e tregjeve të huaja, për produktet shqiptare.

Ekspertët e bujqësisë në dikasterin e Bujqësisë po punojnë përmes trajnimeve dhe shërbimeve të këshillimit me fermerët, me qëllim që të ruajnë farërat autoktone të produkteve tipike shqiptare dhe t’i përmirësojnë ato për më shumë cilësi prodhimi.

Sipas ministrisë së Bujqësisë, është ky trendi që duhet të ndjekë sektori i bujqësisë dhe blegtorisë për më shumë zhvillim të qëndrueshëm, ndaj po punohet fort për krijimin dhe konsolidimin e prodhimeve bujqësore të markës shqiptare.

Në këtë këndvështrim, politikat mbështetesë do të adresojnë financime për zgjerimin akoma më shumë të sipërfaqeve bujqësore organike, me qëllim rritjen e eksporteve bujqësore dhe hapjen e tregjeve të reja eksportuese në Lindjen e Mesme, Lindjen e Largët, përpos rritjes së pranisë në tregjet e BE-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button