☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,747 ▲ +0.34% ETH $2,269 ▲ +0.96% XRP $1.2553 ▼ -0.18% SOL $95.8300 ▼ -1.23%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Marrëveshja për huanë direkte prej 302 milionë USD me Amerikën, ministri Nufi: Konfirmim edhe një herë nga SHBA i besimit

Marrëveshja për huanë direkte prej 302 milionë dollarësh me SHBA në kuadër të programit të Financimit të Huaj Ushtarak ka sjellë edhe reagimin e ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi.

“Konfirmim edhe një herë i SHBA i besimit të tyre te Shqipëria”, shprehet ai.

Përmes një publikimi në faqen e saj zyrtare, Agjencia Amerikane për Bashkëpunimin në Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA) ka njoftuar edhe lajmin e mirë për marrëveshjen për huanë direkte prej 302 milionë dollarësh, në kuadër të programit të Financimit të Huaj Ushtarak (FMF), me Republikën e Shqipërisë.

Në njoftimin e DSCA, rikonfirmohet angazhimi i SHBA për aleanca dhe partneritete të forta dypalëshe, të bazuara në respektin reciprok, investimet e përbashkëta dhe prioritetet strategjike.

Në këtë kuadër, ka reaguar edhe Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi, duke e cilësuar si një lajm të mirë që ka jehonë përtej shifrës prej 302 milionë dollarësh për huanë direkte të Financimit të Huaj Ushtarak me SHBA.

Reagimi i plotë i Ministrit Nufi:

“DSCA njofton lajmin e mirë për huanë direkte të Financimit të Huaj Ushtarak me Shtetet e Bashkuara.

Konfirmim edhe një herë i SHBA i besimit të tyre te Shqipëria, te Aleanca jonë dhe te rruga që kemi zgjedhur për modernizimin e Forcave të Armatosura.

Marrëveshja për huanë direkte në kuadër të Financimit të Huaj Ushtarak (FMF) është një investim i rëndësishëm në kapacitetet tona mbrojtëse dhe në aftësinë e Shqipërisë për të kontribuar edhe më shumë në sigurinë e përbashkët të NATO-s.

Nga Angazhimi i Hagës te NATO 3.0, Shqipëria po e kthen vizionin në kapacitete konkrete.

Ky është më shumë se financim. Është besim, partneritet strategjik dhe investim në sigurinë e së ardhmes. #StrongerTogether”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.