🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.89 ▼0.87%
ARI 4,062 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,928 ▲ +0.17% ETH $2,346 ▼ -0.1% XRP $1.3181 ▼ -0.93% SOL $101.6100 ▲ +0.22%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.89 ▼0.87 % ARI 4,062 ▲0.26 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.89 ▼0.87 % ARI 4,062 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

Presidenti i FIA-s do të ndihmojë Honda-n për të evituar tërheqjen e Alonso-s nga Formula 1

Fernando Alonso u pyet nga “Mediaset” për të ardhmen e tij, por me shumë takt shmangu të përgjigjej.

“Varet nga mënyra se si ndihem, udhëtimet e përfshira dhe projektet e tjera sportive që kam në mendje që dua të ndjek. Do ta shohim…”, tha piloti spanjoll.

Në pistë, projekti i tij aktual me Aston Martin mbetet në një situatë të pasigurt. Përmirësimet e shasisë janë premtuese në drejtimin që kanë marrë, por përmirësimet e motorit janë të vogla. Në këtë situatë Alonso nuk mendon dot për arritje të mëdha.

Edhe pse Alonso ka thënë se performanca në pistë nuk do të jetë vendimtare në vendimin që do të marrë për të ardhmen të gjithë mendojnë të kundërtën.

“Do të ketë një hap në drejtimin e duhur dhe unë ende shpresoj të shoh më shumë ndryshime”, shpjegoi piloti.

Në këtë drejtim u shpreh edhe Presidenti i FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, në New Economy Forum. “Nuk mund ta përballojmë largimin e tij për shkak të rrethanave. Jam takuar me Laërence Stroll, do të bëj ndryshime dhe do të flas me Fernando Alonson për të provuar t’i ndryshoj mendjen (nëse ai dëshiron të largohet)”, deklaroi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.