☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,747 ▲ +0.34% ETH $2,269 ▲ +0.96% XRP $1.2553 ▼ -0.18% SOL $95.8300 ▼ -1.23%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

“Rrezikohet besimi te drejtësia”- Leka: Absurde që gjyqtarët dhe prokurorët të rrisin vetë pagat e tyre! E interpretua

Ndërsa gjyqtarë e prokurorë u rreshtuan dje përballë shumicës socialiste, me akte dhe vepra, në një përballje të qartë politike, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish t’u përgjigjet atyre me estetikë verbale.

Me një fjalor të zgjedhur, kryeministri ironizoi shpejtësinë me të cilën togave të zeza iu desh të shqyrtonin paditë mes gjykatave. Në fund, kryeministri konfirmoi se do të jetë Kuvendi ai që do të vendosë për pagat e tyre të reja.

Analisti i njohur Martin Leka, i ftuar në “Ora e Njëmbëdhjetë”, në ABC News e cilësoi absurde faktin që gjyqtarët dhe prokurorët kanë vendosur të rrisin vetë pagat e tyre, duke mos pritur votimin në Kuvendin e Shqipërisë.

“Optimizmi për reformën në drejtësi ka rënë. Janë dy pushtete që përplasen me njërin tjetrin, gjyqësori me atë legjislativ. Në këtë aspekt është groteske deri në absurditet, fakti që çohen gjyqtarë dhe prokurorë dhe të rrisin pagat e tyre.

Fakti që këta bëjnë për pagën e vet, vendime ditore, tregon se sa të papërgjegjshëm janë në raport me mijëra dosje të qytetarëve që presin zgjidhje. Ka rënë morali dhe ka rënë dhe ligji, që ata përfaqësojnë”, theksoi ai.

Më tej, Leka theksoi se gjyqtarët e kanë interpretuar gabim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, niveli i pagave propozohet nga Këshilli i Ministrave dhe më pas ato i përcillen Kuvendit për votim.

“Kanë interpretuar gabim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pagën e propozon Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti përcakton pagën e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në këtë kuptim, është një akt që i bën ata të turpëruar. Me këtë, rrezikojmë besimin tek drejtësia dhe kur rrezikohet besimi të drejtësia, shteti është në udhëkryq”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.