☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,290 ▲ +0.84% ETH $2,704 ▲ +0.84% XRP $1.5011 ▲ +1.2% SOL $121.5400 ▲ +1.81%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Martohet për herë të katërt vëllai i Princeshës Diana

Vëllai më i vogël i Princeshë Dianës, Charles Spencer, është martuar me arkeologen Cat Jarman në një ceremoni private në Arizona.

Dasma e çiftit u zhvillua të premten, më 15 maj, dhe në një deklaratë të përbashkët për mediat ata thanë:

“Të dy ndihemi jashtëzakonisht me fat që marrëdhënia jonë evoluoi nga një bashkëpunim profesional në miqësi dhe më pas në një dashuri dhe lidhje të thellë. Çdo etapë e marrëdhënies sonë është mbështetur te humori dhe ndajmë të njëjtin pasion për jetën.”

Në një postim në Instagram, Spencer ndau momente nga ceremonia dhe shkroi: “15 maji 2026, dita më e lumtur nga të gjitha. Një mik shumë i afërt më tha disa muaj më parë: ‘Gjëja me Cat-in është se ajo do të dëshironte të ishte me ty edhe sikur të jetoje në një kasolle’. Nuk e dija që do të ishte po aq e lumtur të martohej me mua edhe në mes të shkretëtirës.”

Në fotot e publikuara, Jarman shihet duke mbajtur një buqetë me trëndafila të bardhë dhe e veshur me një fustan blu të hapur, pa mëngë, me stil të lashtë grek dhe prerje në pjesën e belit. Ndërsa Spencer kishte veshur një kostum të errët me këmishë blu të çelët. Çifti pozoi dorë për dore me sfondin ikonë të shkëmbit Cathedral Rock në Sedona.

Kjo është martesa e katërt për Charles Spencer, i cili është baba i shtatë fëmijëve, dhe e dyta për Cat Jarman, e cila ka dy djem nga martesa e saj e mëparshme me Tom Jarman.

Çifti u njoh në vitin 2022, kur Spencer-it iu kërkua të shkruante një recension për librin bestseller të Jarman, “River Kings: A New History of the Vikings from Scandinavia to the Silk Roads”.

Më vonë, ata bashkëpunuan në gërmime arkeologjike dhe nisën të prezantojnë së bashku podcast-in historik “The Rabbit Hole Detective”, së bashku me shkrimtarin dhe moderatorin britanik Richard Coles.

Çifti e konfirmoi lidhjen në tetor të vitit 2024 dhe vitin e kaluar festoi episodin e 100-të të podcast-it të tyre.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.