🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 23 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
₿ CRYPTO
BTC $76,834 ▼ -0.1% ETH $2,418 ▲ +0.39% XRP $1.4808 ▼ -0.52% SOL $93.8100 ▲ +1.13%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
23 Aug 2026
Breaking
Politika

Interpelanca në Kuvend, Kumbaro: Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Arsimore do të jetë publike, me standardet më të larta ndërkombëtare

Ministrja e Arsmit Mirela Kumbaro në interpelancën e sotme në Kuvend, sqaroi detaje të ligjit për ngritjen dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore. Ajo sqaroi se kjo agjenci do të jetë publike, autonome dhe veprimtaria e saj do të mbikëqyret nga Ministria e Arsimit.

“Agjencia është publike, vetëm publike, dhe sipas ligjeve të shtetit shqiptar dhe do të kontrollohet si çdo agjenci tjetër publike nga qeveria dhe institucionet e tjera kontrolluese dhe audituese te shtetit. Së bashku me ekspertët e Universitetit të Kembrixhit, kemi rënë dakord për të ndërtuar një sistem më modern, më të drejtë dhe më transparent, i cili i përgjigjet standardeve ndërkombëtare dhe nevojave të arsimit në vend.Me krijimin si një Agjenci autonome do të realizohet më së miri misioni i saj, që është garantimi i interesit publik në ofrimin e shërbimeve në fushën e arsimit, profesioneve të rregulluara, vlerësimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe nxitja, me synimin e përmirësimit të shërbimeve arsimore dhe krijimit të kushteve të favorshme në interes të publikut, duke krijuar kapacitetet e nevojshme të burimeve njerëzore dhe fizike për shtimin e shërbimeve të reja.Veprimtaria e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore do të mbikëqyret nga Ministria e Arsimit, e cila do të ketë për detyrë të verifikojë zbatimin korrekt të politikave dhe strategjive kombëtare në fushën e arsimit”, tha Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro.

Gjatë fjalës së saj, ministrja sqaroi se marrëveshja me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, parashikon mbështetjen financiare të fondacionit për ekspertizë, për teknologji dhe për infrastrukturën e nevojshme për Agjencinë e re, me synim krijimin e një sistemi kombëtar provimesh me cilësi të garantuar, të besueshëm dhe transparent, ndërsa do të jetë kjo agjenci autoriteti përfundimtar përgjegjës për hartimin e tezave dhe administrimin e provimeve.

“Autoriteti përfundimtar përgjegjës për hartimin e tezave dhe administrimin e promvimeve, do të jetë Agjencia përmes drejtorisë së saj të Provimeve të Shtetit dhe ekspertëve që ka në organikë, përgjegjës për hartimin e tezave si dhe ekspertet e Universiteteve shqiptare”Në ligjin për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, sipas ligjit për agjencitë autonome, parashikohet drejtimi nga një bord i cili është një ndër instrumentet me të cilët administrohen agjencitë autonome.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.