Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 21 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 101.16 ▲2.95%
ARI 4,511 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,258 ▼ -0.26% ETH $2,118 ▼ -0.62% XRP $1.3673 ▼ -0.21% SOL $85.9700 ▲ +1.24%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 101.16 ▲2.95 % ARI 4,511 ▼0.54 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 101.16 ▲2.95 % ARI 4,511 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Politika

Konsesus PS-PD, palët dakordësohen për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

Kuvendit i rikthehet praktika e miratimit të Rregullores përmes konsensusit politik, pas dakordësisë së arritur mes PS dhe PD.

Në marrëveshjen finale mbetet i pandryshuar numri prej 11 komisionesh parlamentare, ndërsa socialistët tërhoqën disa nga propozimet më të kundërshtuara nga opozita dhe një pjesë e kërkesave të PD-së u pranuan.

Raportimi i institucioneve të pavarura ishte një nga pikat më të debatueshme të negociatave. PS hoqi dorë nga propozimi për eliminimin e raportimeve në seancë plenare dhe palët ranë dakord që në Kuvend të raportojnë vetëm institucionet për të cilat Kushtetuta e parashikon shprehimisht këtë detyrim. Projektligjet që lidhen me integrimin evropian do të shqyrtohen me procedurë normale, përveç rasteve kur qeveria kërkon procedurë të përshpejtuar me argumentim të posaçëm.

Po ashtu, koha për fjalimet e deputetëve do të mbetet 10 minuta dhe jo 5, siç ishte propozuar fillimisht nga shumica. Marrëveshja parashikon edhe forcimin e kontrollit parlamentar ndaj institucioneve që nuk u përgjigjen deputetëve, detyrimin për mbledhjen e komisioneve brenda dy ditësh me kërkesë të opozitës, si dhe mundësinë e ndërprerjes së seancës plenare në orën 22:00 me kërkesë të një kryetari grupi parlamentar.

Ndryshime janë bërë edhe për masat disiplinore, të cilat pezullohen automatikisht pas ankimimit në Byronë e Kuvendit, ndërsa Sekretariati i Etikës do të ketë përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe opozitës. Gjithashtu, dy grupet më të mëdha parlamentare do të kenë numër të barabartë këshilltarësh politikë.

Seanca e kësaj të enjte përmbante një rend të ngjeshur me 10 interpelanca të parashikuar teksa 3 prej tyre 2 me km Rama dhe 1 me ministrin Lamallari u shtynë për shkak të angazhimeve të tyre zyrtarePikat ku PS bëri tërheqje:a) Hoqi dorë nga propozimi që projektligjet e lidhura me integrimin në BE të miratoheshin me procedurë të përshpejtuar brenda 7 ditësh.b) U tërhoq nga propozimi për përgjysmimin e kohës së diskutimit në seancë plenare.c) Pranoi që institucionet kushtetuese të vijojnë raportimin në Kuvend, duke reflektuar qëndrimin e PD për respektimin e detyrimeve kushtetuese.Propozimet e PD të pranuara nga PS:a) U pranua propozimi që forcon kontrollin parlamentar ndaj institucioneve që nuk u përgjigjen deputetëve. Kryetari i Kuvendit do të kërkojë përgjigje brenda 5 ditësh dhe, në rast mosreagimi, do të kërkohet marrja e masave disiplinore deri në shkarkim.b) U pranua kërkesa që komisionet parlamentare të mblidhen brenda dy ditësh kur kjo kërkohet nga pakica parlamentare, përfshirë edhe zhvillimin e seancave dëgjimore me drejtues institucionesh.c) U pranua propozimi që, me kërkesë të një kryetari grupi parlamentar, seanca plenare të ndërpritet në orën 22:00 dhe të vazhdojë ditën tjetër.d) U pranua që masat disiplinore të pezullohen automatikisht pas ankimimit në Byronë e Kuvendit. Gjithashtu, afatet do të llogariten me ditë kalendarike dhe Sekretariati i Etikës do të ketë përfaqësim të barabartë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.