☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,643 ▲ +0.4% ETH $2,065 ▼ -0.27% XRP $1.3032 ▼ -1.18% SOL $79.8600 ▼ -1.33%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kronika

Mashtrimi i “Besës” me 3.7 milionë euro, arrestohet Albana Imami, janë prekur mbi 800 persona

Skema e mashtrimit në fondacionin “Besa”, me kredidhënie fiktive, rezulton të ketë prekur mbi 800 persona, të cilët janë kredimarrës dhe klientë. Detajet kanë dalë pas arrestimit të drejtoreshës së filialit të fondacionit, Albana Imami. Kjo bëhet e ditur nga burime zyrtare pranë grupit hetimor që këtë çështje po e heton prej më shumë se një viti, për të zbuluar se kush ishin personat e përfshirë në skemën e kredi e fiktive.
Në vitin 2014-të, Albana Imami rezultonte vetëm me 0.1% kapital te ‘Besa’, rreth 11 milionë lekë të vjetra.
Rreth 3.7 milionë euro është shumë e përfituar nga një skemë mashtrimi e një filiani të një fondacioni kredidhëniene. Për këtë arsye, mbrëmjen e së martës, policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona, mes tyre drejtoresha e degës, Albana Imami, oficerë të kredidhënies, si dhe Orkida Driza, personin që merrej me gjetjen e klientëve për të aplikuar për kredi. Ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim.
Për të 8 personat, rëndojnë dy akuza, ajo e Skemës mashtruese dhe Piramidale si dhe vjedhja duke shpërdoruar detyrën.
Kjo skemë mashtrimi është kuptuar nga drejtuesit e fondacionit të cilët kanë bërë kallëzim në policinë e Tiranës, se një pjesë e stafit të tyre po përfitonte nëpërmjet kredive fiktive, shuma të mëdha parash.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.