Ekonomia

Masterplani i gazit, gati në tetor 2016

Studimi i Master Planit të Gazit (GMP) dhe Planit të Identifikimit të Projekteve (PIP), janë planifikuar të përfundojnë në muajin tetor 2016, ndaj për këtë afat kohor po punohet me kompaninë konsulente, bëjnë të ditur burimet zyrtare të ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Sipas tyre, këto ditë u mbajt takimi i radhës midis përfaqësuesve të “Western Balcan Investment Framework (WBIF) dhe ministrisë së Energjisë dhe Industrisë mbi nisjen e punës për përgatitjen e studimit të planit të gazit në vendin tonë. Për këtë projekt ka interes të shfaqur nga kompani të mëdha botërore, një pjesë e të cilëve në takim kishin përfaqësuesit e tyre, sikurse “TAP”, “SHELL”, “Petromanas”, “SOCAR”, “Bankers Petroleum”, “Trans Atlantic Albania”, etj.

Hartimi i master-planit të gazit për Shqipërinë nga Konsorciumi COëI-IPF parashihet në përputhje me synimet strategjike të Shqipërisë në sektorin e energjisë dhe vlerësohet si një hap tepër i rëndësishëm drejt krijimit të një plani unik dhe gjithëpërfshirës në sektorin e gazit.

Studimi do të jetë baza kryesore për programimin e hapave të mëtejshëm në ngritjen dhe zhvillimin e sektorit të gazit natyror, diversifikimin e burimeve të energjisë, forcimin e sektorit energjetik në tërësi. Ndërsa plani i Identifikimit të Projekteve pritet të jetë dokument planifikimi me një listë prioritare projektesh për investime në sektorin e gazit.

Pjesë e studimit pritet të jenë edhe burimet potenciale të gazit në Shqipëri, përfshirë eksplorimet e brendshme, gazin që do të mundësohet nga Gazsjellësat TAP, IAP, mundësitë potenciale të depozitimeve potenciale nëntokësore te gazit, përfshirjen e ndërtimit të terminaleve të Gazit Natyror të Lëngëzuar (GNL).
Pjesë e planit pritet të jenë dhe një lidhje e mundshme e gazsjellësve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë si dhe me Kosovën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button