09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët
S&P 500 6,740 ▼1.33%
DOW 47,502 ▼0.94%
NASDAQ 22,388 ▼1.59%
NAFTA 103.39 ▲13.74%
ARI 5,091 ▼1.32%
Breaking
Kronika

MB: Nuk ka asnjë çarje të kanalit të kullimit të Nartës

Ministria e Punëve të Brendshme deklaron se nuk ka asnjë çarje të kanalit të kullimit të Nartës dhe asnjë rrezik përmbytjeje në këtë zonë për shkak të ujërave të këtij kanali.

0601-MINISTRIA-BRENDSHME-526x350Në njoftimin për shtyp, thuhet se Drejtuesit e shtabit të Emergjencave Civile dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme së Emergjencave Civile janë në terren duke ndjekur nga afër punimet për pastrimin e plotë të kanalit të kullimit të Nartës, i cili lidhet me kanalin e ujërave të larta të Vlorës.

Aktualisht në kanalin e Nartës janë dërguar mjetet e nevojshme si skrepa dhe fadroma për të pastruar pjesë të caktuara të kanalit, që janë bllokuar pjësërisht si dhe për të bërë ndërhyrjet e nevojshme që të evitohet çdo rrezik i mundshëm në ditët e ardhshme.

Situata është tërësisht nën kontroll dhe brenda të gjitha parametrave të sigurisë së kërkuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.