Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,868 ▲ +1.58% ETH $2,241 ▲ +2.26% XRP $1.3475 ▲ +0.72% SOL $84.2700 ▲ +1.24%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Mbërrin i ftohti dhe dëbora, nisin problemet në Kukës, Dibrës dhe Korçë

Kjo solli vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe shkak janë bërë ngricat. Rruga e Kombit është e hapur ndonëse ka në të prezencë të borës dhe te ngricave.

Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe në qarkun e Dibrës për shkak të reshjeve edhe të borës janë shfaqur probleme. Trashësia e bores ne zonat e thella ka arritur mbi 35 cm. Probleme në rrugët kombëtare të Bulqizës dhe ato rurale. Rruga nacionale Kukës- Peshkopi kalohet me vështirësi.

Orët e pasdites reshjet e dëborës përfshinë edhe qarkun e Korçës, ndërsa në dardhë trashësia e kalon 20 centimetra. 24 orët e ardhshme pritet që të jenë me problematikë, ndërsa kërkohet që mjetet të jenë të pajisura me zinxhirë.

Por moti nisi të përkeqësohet që pasditen e së dielës dhe i ftohti Siberian ndihet në gjithë vendin.

“Për orët në vazhdim do të vijojë rënia termike në të gjithë territorin, kjo më e ndjeshme në zonat veriore dhe qendrore, duke bërë që të kemi në orët e para të së hënës temperatura ekstremisht të ulëta në veri dhe verilindje, deri në -8 gradë celsius”, thotë Tanja Porja, meterologe, MeteoAlb.

Pothuajse 90 % e territorit të vendit do të përfshihet nga reshjet e dëborës duke nisur nga mesnata e së dielës ,ku flokët e dëborës nuk do të kursejnë as qytetin e Tiranës.

“Priten reshje të konsiderueshme dëbore, ndërsa në ultësirën perëndimore do të ketë reshje shiu. Reshje dëbore do të ketë edhe në kryeqytet”, thotë meteorologia.

Meteorologët parashikojnë që i ftohti siberian të vazhojë deri ditën e enjte, ku temperaturat do të zbresin në ekstremin verior deri në -12 gradë celsius. Ndërsa pjesa jugore do ta ndiejë më pak atë. Temperaturat do të nisin të ngrihen dhe të jenë në ditën e premte.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.